E shtunë, 04 Mars 2023
08:11
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës përçan G20

Vendet më të rëndësishme të botës nuk arritën të bien dakord për një deklaratë për dënimin e luftës kundër Ukrainës. Rusia dhe Kina e bllokuan në Nju Delhi një deklaratë të tillë.

08:03
Gjermani/ Shtohen sulmet ndaj strehimoreve të azilit

Ministria e Punëve të Brendshme në Berlin ka bërë të ditur se vitin e kaluar në Gjermani është rritur numri i sulmeve ndaj strehimoreve të azilit. Shumica e veprave penale kanë motive raciste.

07:27
Parashikimi i motit/ Vranësira dhe kthjellime, shi me intensitet të ulët

Vendi ynë do të përfshihet nga mot alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh këtë të shtunë.

E premte, 03 Mars 2023
23:04
​ShBA: Kina ende po shqyrton ofrimin e ndihmës vdekjeprurëse për Rusinë

Kina ende mund të ndërmarrë hapin përshkallëzues për të ofruar ndihmë vdekjeprurëse ushtarake për Rusinë, tha të premten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby.

23:01
Lajçak për Asociacionin: Nuk e dobëson Kosovën, në tavolinë janë 16 modele evropiane

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionalitetin e shtetit të Kosovës, dhe se në tavolinë janë 16 modele evropiane.

22:52
Aksidenti tragjik me 57 viktima/ Protestë e dhunshme në disa qytete greke, studentët përplasen me policinë

Në heshtje, protestuesit kanë ndezur qirinj duke formuar fjalën “dorëheqje” dhe duke mbajtur tullumbace të zeza dhe pankarta ku shkruhej “Disa nuk arritën kurrë!”

22:50
​Humb jetën një i burgosur në Kosovë, ishte transferuar në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Klinikën e Neurologjisë të ShSKUK-së.

22:40
​Mbi 210 mijë ndërtesa të shembura ose të dëmtuara rëndë nga tërmeti në Turqi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, ka bërë të ditur se mbi 214 mijë ndërtesa janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet shkatërruese të muajit të kaluar në jug të vendit.

22:28
Mjeku: Indi i hequr nga gjoksi i Bidenit ishte kanceroz

Një ind i lëkurës i hequr nga gjoksi i presidentit Joe Biden muajin e kaluar ishte karcinoma e qelizave bazale – një formë e zakonshme e kancerit të lëkurës – tha mjeku i tij të premten, duke shtuar se nuk kërkohej trajtim i mëtejshëm.

22:17
Detajet rrëqethëse/ Dalin pamjet, ku ishte ulur 23-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksident, i fejuari tentoi ta shpëtonte

Teksa numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Greqi ka arritur në 57, detaje rrëqethëse dalin për udhëtarët të cilët humbën jetën në tren.

22:06
Bombardimet e vazhdueshme ruse në lindje të Ukrainës, evakuohen 800 fëmijë

Granatimet e vazhdueshme ruse kanë detyruar zyrtarët ukrainas të evakuojnë një qytet në frontin lindor.

21:56
SHBA-ja njofton edhe për 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të premten paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, e cila është në vlerë prej 400 milionë dollarësh.

21:52
Moment emocionues, qindra topa për fëmijët e prekur nga tërmeti

Pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit, u rikthye edhe futboli në Turqi, teksa para se të fliste fusha, ishin tifozët ata që morën skenën për të dhënë një mesazh sa të bukur, aq edhe emocionues.

21:47
Shefi i Zoom, Greg Tomb pushohet nga puna ‘pa arsye’

Platforma e videokonferencave Zoom ka shkarkuar presidentin e saj, Greg Tomb, një ish-ekzekutiv i Google.

21:44
Rabini izraelit thotë se komuniteti LGBTQ+ është ‘arsyeja e tërmeteve të shkatërrimtare në Turqi e Siri’ (fotot)

Kryerabini i Jeruzalem ka bërë me faj së fundmi komunitetin e njohur si LGBTQI+, për tërmetet shkatërrimtare me magnitudë 7.8 e 7.6 që goditën Turqinë e Sirinë muajin e kaluar.

21:39
Artistët e njohur refuzojnë të performojnë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles për një arsye

Disa nga artistët më të famshëm britanikë të popit, duke përfshirë Adele, Harry Styles, Robbie Williams dhe Elton John, thuhet se kanë refuzuar mundësinë për të performuar në kurorëzimin e mbretit Charles në muajin maj.

21:30
Dy gola në pjesën e parë, Dortmundi i papërmbajtshëm ndaj Leipzigut

Borussia e Dortmundit e mbyll në epërsi të dyfishtë sfidën me Leipzigun në “Singal Iduna Park” në kuadër të javës së 23-të të Bundesligës.

21:25
Lufta e ‘përgjakshme’ merr fund/ Argjentina tërhiqet, Ishujt Falkland i përkasin Britanisë

Britania e Madhe ka ëmbëngulur se Ishujt Falkland janë britanikë pasi Argjentina prishi një marrëveshje bashkëpunimi dhe nxiti bisedimet mbi sovranitetin e ishujve.

21:13
SHBA, dy burgime të përjetshme avokatit të njohur, për vrasjen e bashkëshortes dhe djalit

Ish-avokati i njohur Alex Murdaugh u dënua të premten me burgim të përjetshëm, pasi u gjet fajtor për vrasjen e bashkëshortes dhe të djalit të tij. Dënimi i dhënë përjashton edhe mundësinë e bërjes së një kërkese në të ardhmen për një lirim me kusht.

21:09
Kongresmenia Alexandria Ocasio-Cortez nën hetim për veshjen e Met Gala që lexonte “Tax The Rich”

Paneli i etikës i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA ka zgjatur hetimin e tij ndaj kongresmenes Alexandria Ocasio-Cortez mbi akuzat se ajo mund të ketë shkelur rregullat e Kongresit.

21:06
Tritol në një mobilieri në Fushë-Krujë, dëme të shumta materiale

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një mobilieri në Arrameras të Fushë-Krujës.

20:52
Mesazhi misterioz i Joana Sanz i referohet futbollistit Dani Alves?!

Bashkëshortja e Dani Alves, Joana Sanz po kalon një periudhë mjaft të vështirë, pasi nëna e saj ka ndërruar jetë së fundmi dhe bashkëshorti i saj është ende në burg ndërsa po hetohet për një përdhunim të dyshuar.

20:45
8 muaj pa kemp se nuk paraqitej dot, pacientja vuan nga shëndeti mendor dhe obeziteti. Fiksi vë në lëvizje institucionet

Fadil Gjoci banues  në qytetin e Kavajës, ka kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare,  pasi Enkeleda vajza e tij,  prej 10 vitesh është e diagnostikuar me  “PSIKOZA SKIZOFRENIKE” dhe obezitet. 

20:39
Policia arrestoi bosin e mafias italiane me anë të një shënimi të koduar

Një shënim i koduar i fshehur brenda këmbës së një karrigeje ndihmoi në arrestimin e bosit më të kërkuar të mafies në Itali, Matteo Messina Denaro.

20:28
Lajçak për Asociacionin: I kam ndarë me palët 16 modele ekzistuese evropiane

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se në tavolinën e tij ka 16 modele ekzistuese funksionale për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që i ka ndarë me Kosovën dhe Serbinë.

20:25
Vendimi i Gjykatës për PD-në/ Alibeaj fton demokratët të bashkohen: T’i lemë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 majit

Enkelejd Alibeaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për çështjen e PD-së.

20:23
Tubimet e heshtura në kujtim të viktimave në përplasjen e trenave në Greqi, përfundojnë në konfrontime

Tubimet e heshtura në qendër të Athinës dhe Selanikut në kujtim të viktimave të aksidentit tragjik të përplasjes së trenave, kanë degjeneruar në konfrontime të disa grupeve të rinjsh me forcat e policisë.

20:17
Kurti diskuton me QUINT-in për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar me ambasadorët e pesë shteteve të QUINT-it mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

19:59
E pranoi para vdekjes, Pele kishte një vajzë jashtë martese dhe e përfshiu në testament

Disa ditë para vdekjes së tij, Pele deklaroi me shkrim se ai kishte një vajzë panjohur dhe vendosi që një pjesë e pasurisë së tij t’i kalonte asaj.

19:56
Shqip pro marrëveshjes/ I vetmi serb në qeverinë e Kosovës vlerëson planin franko-gjerman

Përfaqësuesi i vetëm i serbëve në institucionet e Kosovës, ministri Nenad Rashiq e ka vlerësuar planin bazë të normalizimit si marrëveshje të mirë, për tejkalimin e konflikteve. 

19:56
Mbipesha kërcënim botëror, shkak kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik

Federata Botërore e Obezitetit ka dhënë alarmin që nëse merren masa urgjent, deri në 2035-tën më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të klasifikohet si mbipeshë paralajmëron.

19:52
Apeli i la vulën Alibeajt, Berisha: Vendimi ishte përgatitur me kohë në zyrën e Ramës

Për vendimin e Gjykatës së Apelit e cila i la “vulën” e PD-së Alibeajt, ish-kryeministri bëri përgjegjës Edi Ramën, duke e akuzuar se vendimi u mor në zyrën e tij.  

19:45
Hetim masakrës së tre grave/ Kuvendi kërkon përgjegjësit se si gjykata liroi nga burgu vrasësin serial Dan Hurta

Drejtuesja e Komisionit të Ligjeve, deputetja Klotilda Bushka ka kërkuar nga shumë institucione informacione në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbën jetën tre gra të vrara nga i njëjti person Dan Hutra.

19:41
Zbardhet vendimi i Apelit për “vulën” e PD/ Gjyqtarët me vendim unanim kundër Berishës

Gjykata e Apelit ka bërë publike vendimin e plotë, me anë të të cilit vendosi zhbërjen e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukrit dhe kthimin për rigjykim të vulës së Partisë Demokratike në gjykatën e Shkallës së Parës.

19:40
Protesta e PD për vulën/ Tubimi para kryeministrisë me “sytë nga gjykata”

Selinë e demokrateve me Gjykatën e Apelit  i ndajnë pak metra, por edhe pse aty po vendosej fati i tij politik, Sali Berisha zgjodhi te marshojë drejt një tjetër godine, asaj të Kryeministrisë.

19:38
Ftesë në 5/ Olta dhe Luiz më të bukurit e Big Brother Vip Albania? Nis debati

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan banorët e BBVA, të cilët janë më të komentuarit e momentit.

19:35
Qeveria e Kolumbisë nxit fshatarët protestues të lirojnë dhjetra policët e mbajtur peng (fotot)

Ministri i brendshëm i Kolumbisë Alfonso Prada ka nxitur sot protestuesit ruralë të lirojnë dhjetra oficerë policie që kanë marrë peng në jug të vendit, pas përleshjeve me dy të vdekur.

19:26
Të prekurit nga Covid i gjatë, të rrezikuar nga probleme të zemrës dhe mushkërive, zbulon studimi

Hulumtimet e reja po tregojnë se disa grupe janë ende duke ndjerë ndikimet afatgjata të Covid-19

19:13
Vula për PD-në, Oerd Bylykbashi: Ditë e zezë për drejtësinë shqiptare! Pati presion në sallë

‘Ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare’- e quajti Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës në Gjykatë, vendimin sotëm të Apelit për “vulën” e PD.

19:07
Avokati i famshëm amerikan shpallet fajtor për vrasjen e bashkëshortes dhe të të birit (fotot)

Një juri në SHBA ka shpallur sot fajtor avokatin Alex Murdaugh për vrasjen e gruas së tij dhe të të birit, në çështjen që ka tronditur vendin.

19:05
Cindy McCain do të drejtojë Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së

Amerikania Cindy McCain do të marrë detyrën e drejtores ekzekutive të Programit Botëror të Ushqimit, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pas largimit nga ky funksion të drejtorit aktual, David Beasley, i cili pritet të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm.

19:00
Tani mund të jetoni në një anije lundrimi për 30,000 dollarë për tre vite

A keni ëndërruar ndonjëherë të hiqni dorë nga të gjitha, t’i lini të gjitha pas për t’i shpëtuar të gjitha përgjegjësive tuaja?

18:53
Gjykata e Apelit shfuqizon Zhukrin, “zvarritet” sërish çështja e Partisë Demokratike! “Timoni” i PD-së i mbetet Alibeajt

Pas rreth tetë orësh, ka përfunduar seanca gjyqësore për vulën e Partisë Demokratike, gjatë së cilës nuk u bë hap konkret për të ecur para në lidhje me fatin e partisë opozitare më të madhe në vend, megjithatë kishte një gjysmëfitore për padinë e dorëzuar nga Enkelejd Alibeaj.

18:47
Calhanoglu: Ndihem i nënvlerësuar, Kessie e di ku duhet të shkojë

Hakan Calhanoglu është padyshim një nga më të mirët e Interit të këtij sezoni, teksa përballoi me sukses edhe ndryshimin e rolit, nga fantazist, në organizator para mbrojtjes.

18:41
Busquets vendos rekord në “El Clasico”, lë pas Messi-n dhe Ramos

Sergio Busquets dje luajti “El Clasico-n” e 46-të në karrierën e tij, duke thyer në mënyrën e tij një rekord të vogël.

18:40
Bregu Fildishtë thotë se Tunizia është një ‘burg i hapur’ për emigrantët nga Afrika e poshtme (fotot)

“Tunizia është kthyer në një burg të hapur për emigrantët nga Afrika nën-Sahariane”, deklaroi sot Ange Séri Soka, përfaqësues i nje shoqate te Bregut të Fildishtë në Tunizi i kthyer nga një mision atje.

18:19
Gjermania kërkon hetim për helmimet e raportuara të vajzave në shkollat iraniane

Raportimet për helmimin e vajzave në shkollat në Iran janë tronditëse dhe duhet të hetohen plotësisht, tha më 3 mars ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

18:17
“Ndoshta do arrimë ndonjë ditë”/ Detaje rrëqethëse nga vdekja e tre vajzave greke nga aksidenti i trenave

Teksa numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Greqi ka arritur në 57, detaje rrëqethëse dalin për udhëtarët të cilët humbën jetën në tren.

18:12
Hana dhe Loredana emocionojnë publikun në Berlin

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit.

18:02
Pse në frigoriferin tuaj nuk duhet të mungojë kurrë limoni?!

Shumë njerëz i mbajnë limonët në frigoriferin e tyre për t’i mbajtur të freskëta, por në të vërtetë, frigoriferi është vendi më i mirë për t’i mbajtur.

17:56
Video dramatike/ Makina e vjedhur përplas kalimtarin, para se ndërtesa të shembet mbi ta në SHBA (fotot)

Pamje shokuese vinin sot nga SHBA ku tregoheshin momentet kur një makinë e vjedhur përplaset me shpejtësi me cepin e një ndërtese në kryqëzim, e cila nis të shembet mbi të prej përplasjes.

17:55
Trupa gjykuese tërhiqet për vendimin, palët e PD-së në pritje të fatit të partisë

Dy palët e Partisë Demokratike ndodhen në ambientet e Gjykatës së Apelit, në pritje të vendimit të trupës gjykuese se kujt i përket vula e partisë opozitare më të madhe në vend.

17:52
Jetoi 5 vite me dhimbje pas lindjes, gruaja kërkon përgjegjësi nga mjekët pasi në trup iu gjet një pincë

Një grua në shtetin jugor të Indisë, Kerala, e cila vuante me vite dhimbje torturuese për shkak të një operacioni të dështuar, thotë se ajo ende pret që mjekët përgjegjës të ndëshkohen. 

17:43
Interesim i lartë për derbin, ja sa bileta janë shitur

Derbi i kryeqytetit po afron dhe interesimi për ndeshjen më të zjarrtë të futbollit shqiptar sa vjen dhe shtohet.

17:31
Droga, xhakuzi madje dhe kuaj mund të blihen në burgun anarkik të trafikantëve në Filipine (fotot)

Kur zyrtarët bastisën për një kontroll total një nga burgjet më problematike në Filipine, objektet e zbuluara prej tyre ishin qe nga më të rrezikshmet, deri te ato më të çuditshmet.

17:30
Biden, Scholz takim në Shtëpinë e Bardhë për luftën në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden zhvillon të premten një takim privat në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku pritet të diskutojnë për luftën në Ukrainë dhe shqetësimet në rritje se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë.

17:23
Pekini kritikon planet për shitjen e raketave amerikane Tajvanit

Ndërkohë që Uashingtoni është i shqetësuar se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë, Pekini po kritikon një vendim të administratës së Presidentit Biden për t’i shitur Tajvanit armë me vlerë prej 619 milionë dollarësh, ku përfshihen qindra raketa për avionët luftarakë F-16.

17:02
Oqeani Paqësor/ Vanuatu, kombi më i prirur ndaj fatkeqësive natyrore preket nga tërmeti dhe ciklonet binjake

Kombi i Paqësorit, Vanuatu, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi është përfshirë nga një tërmet dhe dy ciklone në po aq ditë.

16:54
Ndërron jetë nga Covidi 83-vjeçari nga Durrësi, 19 të infektuar në 24 orët e fundit në vend

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 436 testime, 19 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 17 të shëruar në 24 orët e fundit 3 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. […]

16:49
Ukraina dënon me 12 vjet burgim pilotin rus

Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar me 12 vjet burgim oficerin e Forcave Ajrore Ruse, Aleksei Loboda, me akuzën për shkelje të ligjeve të luftës.

16:49
Dhjetra ‘hipopotamë kokaine’ të Pablo Escobar do të dërgohen nga Kolumbia në kopshtet zoologjike të Indisë (fotot)

Vetëm katër bisha ekzotike ishin importuar fillimisht ilegalisht nga krye-trafikanti për të vegjetuar në brigjet e lumit Magdalena në Kolumbi, por tani ato janë më shumë se 100 dhe duhet të eliminohen ose largohen për të mos shkatërruar botën e egër që gjejnë përreth.

16:46
BE ndihmon Ukrainën me ndihma energjetike

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka thënë se blloku po furnizon Ukrainën me panele diellore për të ndihmuar sigurinë e saj energjetike.

16:43
Qëlloi gruan e tij, presidenti i klubit të Ligue 1 dënohet më 3 muaj burg

Aymeric Magne, president i Troyes, u dënua me tre muaj burgim (dënim me kusht) dhe pagoi një gjobë prej 1,500 euro, pasi goditi gruan e tij.

16:37
Blinken: Rusia duhet të ndëshkohet për luftën në Ukrainë

Gjatë një takimi të premten me homologët e tij të Grupit të Katërshes, Sekretari Blinken tha se nëse Rusia lihet pa u ndëshkuar për luftën në Ukrainë, atëherë ky do të ishte një mesazh inkurajues për agresorët në mbarë botën.

16:24
Hashash, kokainë dhe 60 mijë euro, arrestohet mbrojtësi i Veronës

Mbrojtësi 19-vjeçar i Veronës, Abdourramane Diaby është arrestuar nga policia e Romës më 27 shkurt. Futbollisti ka rënë pre e një kontrolli rutinë të policisë, teksa në makinë iu gjetën rreth 60 mijë euro.

16:22
Një i vdekur dhe 79 policë janë marrë peng në Kolumbi

Një oficer policie ka vdekur dhe 79 të tjerë janë marrë peng gjatë protestave në provincën jugore Caquetá të Kolumbisë.

16:11
Austria kap ‘celulën konspiracioniste’ ndërkombëtare me arsenalin e snajperëve dhe armëve luftarake (fotot)

Të paktën 70 pushkë automatike dhe materiale luftarake janë zbuluar në një aksion të forcave speciale të policisë në Austri.

16:00
Sarandë/ Kamioni e zuri poshtë teksa e riparonte, ndërron jetë 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka gjetur vdekjen në Sarandë, pasi kamioni të cilin po e riparonte e ka zënë poshtë.

16:00
Masakra në Tiranë, “Ligjet” kërkojnë informacion në disa institucione

Pas ngjarjeve tragjike të vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave, në fillim të muajit mars, Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut e Kuvendit, Klotilda Bushka u është drejtuar disa institucioneve publike, duke u kërkuar informacionet përkatëse me qëllim verifikimin paraprak të situatës.

15:57
Prapaskenat e merkatos së dimrit, mesfushori francez refuzoi Man UTD për Frankfurt

Houssem Aouar është vendosur në qendër të vëmendjes te Lyon, pasi mesfushori u ka komunikuar drejtuesve të klubit se gjatë verës do të largohet nga skuadra.

15:52
Dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij, në ndjekje penale një 38 vjeçar në Korçë

Një 38 vjeçar dhe një 45 vjeçare janë në procedim penal në gjendje të lirë.

15:47
“Kujtoni marrëveshjen e Minskut”/ Lavrov: Asociacioni, mashtrim edhe për serbët

Nga takimi i G20-tës në Indi, ministry i jashtëm rus Sergei Lavrov bëri një deklaratë edhe për Kosovën e Serbinë, ndërsa hoqi paralele mes ndërmjetësimit perëndimor dhe marrëveshjes së Minskut për Ukrainën.

15:41
Serbia dërgoi raketa në Ukrainë? Tërbohet Rusia, “kërcënon” Beogradin

Rusia po kërkon një shpjegim zyrtar nga aleatja e saj, Serbia  pas raporteve se  Beogradi ka dorëzuar mijëra raketa në Ukrainë për luftën e saj kundër pushtimit rus.

15:37
Aksident, dhunë në familje dhe vjedhje, pesë të arrestuar në Tiranë

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

15:32
“Certifikata e martesës”, komedia në skenën e teatrit kombëtar ArTurbina

Vepra “Certifikata e martesës” shkruar nga Ephraim Kishon me regji nga Driada Dervishi u risoll për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar ArTurbina.

15:30
Gjyqi për vulën e PD-së/ Vijon prej pesë orësh seanca, Sefa: Rikthimin për gjykim të çështjes! Bylykbashi: Anëtarët e partisë vendosin kryetarin

Seanca gjyqësore për vulën e Partisë Demokratike vijon prej rreth pesë orësh në Gjykatën e Apelit.

15:27
22 vjeçarja e vrarë nga i dashuri kontrollues, kishte mbajtur sekret abuzimin dhe tradhtitë, thonë familjarët (fotot)

Familja e një vajze të re britanike të vrarë me thikë nga i dashuri i saj “komandues”, kanë folur së fundmi për dhimbjen e tyre.

15:26
Deklarata në Kuvend, Rama: Nuk kam paralajmëruar asnjë non grata

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter tha se nuk ka dhënë asnjë paralajmërim, lidhur me hipotezat e krijuara pas deklaratës së tij në Kuvend se do të ketë një person tjetër ‘non grata’.

15:20
“Neymar rrezikon sfidën me Bayern”, Galtier: Hakimi? Përgjigjem vetëm për futbollin

Christophe Galtier foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Nantes.

15:09
Dikush ka nevojë për avokat! Travis Scott nuk i shpëton lehtë autoriteteve pas incidentit të fundit…

Muzikanti Travis Scott dhe avokati i tij pritet të takohen me zyrtarë në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut pasi reperi u akuzua për sulm në një klub të qytetit të Nju Jorkut.

15:00
Vjen në protestë me kalë nga Laçi, Shan Lugja prezanton Zogën dhe tregon arsyen e veçantë

Shan Lugja vjen nga Laçi në Tiranë me kalë për të marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës.

14:43
Pas përjashtimit nga “Big Brother VIP”, Eva Alikaj flet për herë të parë: U kërkoj falje shqiptarëve

Aktorja Eva Alikaj, e cila u përjashtua nga “Big Brother VIP” pas thyerjes së rregullave kryesore të programit me rekorde shikueshmërie, ka folur për herë të parë.

14:38
Fituesi i Nobelit për Paqe dënohet me 10 vjet burg në Bjellorusi

Një gjykatë në Minsk e ka dënuar me 10 vjet burg laureatin bjellorus të Çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski për akuzat për kontrabandë dhe evazion fiskal.

14:30
Foto/ Zelensky dhe presidenti Letonisë vendosën kurora për ushtarët që kanë ndërruar jetë

Presidentët e Ukrainës dhe Letonisë kanë vizituar një varrezë në Lviv, ku kanë vendosur kurora me lule në nderim të ushtarëve ukrainas që humbën jetën në luftë. 

14:23
Supersfida Liverpool-United , Klopp: “Vdes” për këtë ndeshje

E Diela rikthen klasiken e futbollit anglez, Liverpool pret Manchester United në “Anfield”.

14:07
Berisha mohon audio përgjimin e 21 janarit: Është fals, vepër e Ardi Veliut

Ish-kryeministri Sali Berisha mohon vërtetësinë e audiopërgjimit për vrasjet e 21 janarit, që u publikua dy ditë më parë në “Top Story”.

14:05
Tronditet Mali i Zi, brenda ditës shpërthimi në gjykatë dhe të shtëna me armë në Tuz

Një person humbi jetën e 5 të tjerë mbetën të plagosur nga një shpërthim përpara një gjykate në Podgoricë, njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë.

13:57
Fitoi Nobelin e Paqes, dënohet me 10 vjet burg në Bjellorusi

Nën akuzat e kontrabandës dhe evazionit fiskal, një gjykatë në kryeqytetin bjellorus, Minsk, ka vendosur të çojë për 10 vjet prapa hekurave laureatin bjellorus të Nobelit të Paqes, Ales Bialiatski.

13:56
“Rama kërkon të marrë dhe vulën e PD-së”/ Meta: Do e rrëzojmë me protesta dhe zgjedhje

Kryetari i Partisë së Lirisë, që edhe sot iu bashkua Sali Berishës në protestë , u shpreh i vendosur për të vazhduar protestat “deri në largimin e Edi Rama nga drejtimi i qeverisë”.

13:53
Dy orë protestë para Kryeministrisë/ Përfundon pa tensione, digjen manekinët me fytyrën e Ramës dhe McGonigal

Protesta e organizuar nga opozita ka përfunduar pas dy orësh.

13:45
Ancelotti: Fitojmë në “Camp Nou”, jemi mësuar me përmbysje

Carlo Ancelotti nuk e bën dramë humbjen në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonën.

13:40
“UEFA Development” U16, Kola zbardh listën me 22 futbollistet e grumbulluara

Kombëtarja U16 për femra është gati të nisë punën për turneun “UEFA Development” për këtë grupmoshë.

13:37
“Bashkohuni me ne!”/ Protesta e opozitës, Berisha: Qëllimi i këtij revolucioni është përmbysja e monizmit

Ish-kryeministri, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen me të për të rrëzuar nga qeverisja Edi Ramën.

13:10
Video/ “Luizi, kryeministër i ardhshëm”, fansat dron në protestë për konkurrentin e Big Brother VIP

Fansat e konkurrentit të Big Brother VIP, Luiz Ejlli kanë përgatitur nga banderolë për Luizin, të cilën do e ngrejnë në protestën e organizuar nga opozita.

13:02
Protesta para Kryeministrisë, humb ndjenjat një vajzë

Një vajzë ka humbur ndjenjat gjatë protestës së opozitës.

12:55
Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Kavajë

Një tërmet me magnitudë 2.4 ka rënë paraditen e sotme në Tiranë dhe Kavajë.

12:43
Protesta para Kryeministrisë, dhjetëra forca policore në gatishmëri

Dhjetëra forca policore janë në gatishmëri për protestën e organizuar nga Sali Berisha.

12:35
Protesta kombëtare e opozitës/ Berisha dhe Meta marshojnë drejt Kryeministrisë, personazhi i tubimit “McGonigal”

Mbështetës së opozitës me në krye Sali Berishën kanë nisur marshimin nga selia blu drejt Kryeministrisë.

12:34
Shpërthen granata në Gjykatën e Podgoricës/ Vdes personi që e aktivizoi, plagosen disa të tjerë

Një granatë dore ka shpërthyer ditën e sotme në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricës, duke lënë të vdekur personin që e aktivizoi.

12:29
SHBA i mbyll derën dialogut me Rusinë: S’ka bisedime në të ardhmen e afërt

Pak pasi pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov biseduan shkurtimisht gjatë një takimi të diplomatëve të G20-ës në Indi, zëdhënësi  i Departamentit të Shtetit Ned Price i uli pritshmëritë për dialog zyrtar të nivelit të lartë mes dy vendeve në një të ardhme të afërt.