E mërkurë, 06 Mars 2024
00:27
“Më ka bullizuar, ia kam kthyer në të njëjtën mënyrë”, Julia pas debateve të ashpra me banoren: Është mënyra e vetme që Egla të kuptojë

Julia dhe Egla kanë debaruar ashpër gjatë javës, për shkak të mënyrës së komunikimit.

00:09
Shqipëria u përgjigjet kritikave të UNESCO-s për Gjirokastrën dhe Beratin

Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO u kërkoi një vit më parë autoriteteve shqiptare të finalizonin me urgjencë Planin e Menaxhimit të Integruar për Gjirokastrën dhe Beratin.

E martë, 05 Mars 2024
23:57
“Fillova të nxihesha tek këmbët”/ Rrëfimi prekës i Vesës: Më dhanë tre ditë jetë! U futa në operim, s’kisha asnjë pranë

Vesa ka rrëfyer mbrëmjen e sotme një periudhë të errët të jetës, ku i është dashur të jetojë dhomave të spitaleve.

23:36
VIDEO/ Po qëndronte me prindërit në ballkon, pamjet nga vendi ku ra 3-vjeçarja, të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të martë në Durrës, ku një 3-vjeçare ra nga kati i shtatë i një pallati në Durrës.

23:34
“Ti ke dyshime tek mua”/ Heidi dhe Romeo në dhomën e rrëfimit për t’u sqaruar: Nuk dua që kjo vajza të qajë prej meje

Heidi dhe Romeo po përballen me një krisje të marrëdhënies së tyre.

23:10
Shqipëria 2030, karta e re e anëtarësimeve në PS, Rama: Përfshihuni në ripërtëritjen e familjes më të madhe politike të shqiptarëve

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se kanë dalë kartat e reja të anëtarësimit në Partinë Socialiste.

23:03
Bayern nuk fal në shtëpi, përmbys Lazio-n dhe kalon në çerekfinalet e Champions League/ Me fitore e mbyll edhe PSG, arrin në çerekfinale

Bayern Munich përmbys Lazio-n në ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8-ave të Champions League dhe siguron kalimin në fazën e çerekfinaleve.

22:56
Hapi zarfin pa leje në dhomën e rrëfimit/ “Vëllai i Madh” dënon Julin, e lë pa duhan dhe pa buxhet

Juli theu rregullat e “Big Brother Vip” ditën e djeshme, pasi hapi një zarf pa leje në dhomën e rrëfimit.

22:55
Jo me votat e banorëve! Vëllai i Madh vendos të zgjedhë ndryshe liderin e shtëpisë

Zgjedhja e liderit të shtëpisë është kthyer në diskutim mes banorëve, duke krijuar edhe plane se si të fitonin më shumë vota.

22:45
Fredi Beleri shpallet fajtor për blerje votash! Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës dënohet me dy vite heqje lirie

Kryebashkiaku i zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri u shpall fajtor për blerje votash dhe u dënua me dy vite heqje lirie nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

22:44
“Ose është delirant, ose kokëbosh”/ Jetmiri: Juli dhe Romeo bashkëpunëtorë në lojë, njëri ndërton, tjetri rrëzon

Edhe pse ka vetëm pask ditë në shtëpi, Jetmiri u bë protagoniset, kryesisht me debatet që ka pasur me Julin dhe Romeon.

22:43
Kryeministri i Bullgarisë jep dorëheqjen, i hap rrugën partisë të qendrës së djathtë për të udhëhequr qeverinë

Kryeministri bullgar Nikolai Denkov dha dorëheqjen këtë të martë, duke i hapur rrugën partnerit të tij të koalicionit, partisë së qendrës së djathtë GERB, për të udhëhequr qeverinë, siç ishte rënë dakord pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, por kishte disa mosmarrëveshje në lidhje me çfarë ndodh më pas.

22:34
Zbulohet klauzola, ja sa duhet të paguajnë klubet e interesuara për Xabi Alonson

Xabi Alonso është trajneri i momentit, pasi po fluturon drejt titullit të parë kampion me Bayer Leverkusenin, teksa plot tri klube të mëdha europiane kanë vënë emrin e tij në krye të listës për t’i besuar drejtimin sezonin e ardhshëm.

22:13
Video/ Burri me probleme mendore godet dhe hedh në tokë të moshuarin në Vlorë

Një person, i cili mendohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor apo ka qenë në efektin e lëndëve narkotike, ka dhunuar një të moshuar në bulevardin Vlorë-Skelë.

22:10
“Nëse nuk del fitues që aty…” Sara Gjordeni nga studio, Bardhi mes lotësh: Më prit jashtë!

Bardhi e ka pritur mes lotësh përjashtimin e Sara Gjordenit nga Big Brother VIP 3, pas incidentit që ndodhi me Françeskën.

22:08
U përjashtua nga Big Brother VIP, Sara Gjordeni pas daljes nga shtëpia: Sot mora një mësim, fitues shoh…

Sara Gjordeni u eliminua nga Big Brother VIP pas përplasjes fizike në derën e tualetit me Françeskën.

21:46
Përplasja fizike në derën e tualetit, si e pritën banorët këtë veprim të Sarës/ Arbër Hajdari: Kopje e shëmtuar e asaj që ndodhi vjet

Situata e pazakontë mes Françeskës dhe Sarës në derën e tualetit u diskutua gjatë mbrëmjes së sotme të Big Brother VIP.

21:40
Shtyu me forcë Françeskën brenda tualetit, Sara Gjordeni përjashtohet nga gara e Big Brother VIP

Sara Gjordeni është përjashtuar nga gara e Big Brother VIP 3.

21:34
Gruaja e zhdukur dy javë më parë gjendet e vrarë pranë burimit natyror në SHBA (fotot)

Një grua që ishte zhdukur dy javë më parë duke lënë prapa qenin e saj shtëpiak, është gjetur e vrarë në një zonë pyjore në Tennessee, SHBA, në atë që babai saj quan “makthi më i keq i një prindi”.

21:30
Ra nga kati i shtatë i pallatit/ 3-vjeçarja dërgohet për mjekim të specializuar tek Trauma, ndodhet në gjendje të rëndë

Një 3-vjeçare bie nga kati i shtatë i një pallati në Durrës.

21:19
Fiks Fare/ 150 fëmijë të kopshtit shtetëror ushqehen vetëm me pilaf dhe makarona! Në fatura ka mish, bulmet dhe fruta, prindi akuzon edukatoren për dhunë

Emisioni Fiks Fare solli një skandal të një kopshti shtetëror në Shkodër, ku si fillim u denoncua nga prindi i një fëmije edukatorja e djalit të saj 3 vjeç.

21:18
Arrestimi i Liam Osmanit në Big Brother VIP, Ledion Liço: Nëse ndodh që mund të jetë i lirë…

Arrestimi i Liam Osmanit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri krijoi shumë diskutime ditët e fundit.

21:02
Ngjarje e rëndë në Durrës! Bie nga kati i shtatë i ballkonit 3-vjeçarja, po qëndronte së bashku me prindërit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një 3-vjeçare dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

20:59
“S’ka shanse”, tension në Për’puthen/ Vedati i jep lulen Erikës, Roela acarohet dhe ia merr nga dora

Puntata e kësaj të marte në Për’puthen është shoqëruar nga tensione mes Vedatit dhe Roelës.

20:53
Tetë vite më parë nuk kaloi provën te Kopenhageni, Haaland: Ja si ndryshoi fati im

“Kam pasur një periudhë prove te Kopenhagen në 2016. Mendoj se më kanë kërkuar disa njerëz, por jo të gjithë. Prandaj nuk më kanë marrë. Sa keq për ta, por ndoshta mirë për mua që shkova në Molde dhe ishte një zgjedhje e mirë”, këto janë fjalët e Erling Braut Haaland, që tregojnë se si klubi danez, kundërshtari i radhës i Manchester City-t në Champions e konsideroi në atë kohë futbollit jo me cilësitë e duhura për këtë ekip.

20:46
“Do të jetë mirë për stabilitetin në të gjithë zonën euroatlantike”/ Presidenti hungarez nënshkruan ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO

Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, e ka nënshkruar të martën projektligjin përmes të cilit vendi i tij e miratoi anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake, NATO, njoftoi zyra e presidentit.

20:31
Negociatat për armëpushim në Gazë dhe lirim të pengjeve përfundojnë pa sukses/ Të angazhuar në bisedime Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti

Negociatat treditore me Hamasin rreth armëpushimit në Gazë dhe lirimit të pengjeve izraelite përfunduan të martën pa sukses, sipas zyrtarëve egjiptianë.

20:13
“Gra të zhveshura të vrara, të lidhura në trungjet e pemëve”, detaje tronditëse, OKB: Hamasi kreu dhunë seksuale gjatë sulmit të 7 tetorit

E dërguara e Kombeve të Bashkuara për dhunë seksuale në konflikt në një raport të publikuar të hënën tha se ka “bazë për të besuar” se Hamasi ka kryer dhunime, “torturë me bazë seksuale” dhe trajtim mizor e çnjerëzor të grave gjatë sulmit të grupit militant në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor. Ka […]

20:05
Këshilli Kombëtar rikthen Bardhin e Gjekmarkajn/ Zbardhen përplasjet te Rithemelimi, Paloka: Është domosdoshmëri. Endira Bushati: S’jemi dele ta marrim vesh nga…

Këshilli Kombëtar i Rithemelimit ka votuar pro propozimit të ndryshimit të dy neneve të statutit që i hapin rrugë emërimit të Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetar të partisë.

20:02
Edicioni i tretë i “Femfest”/ Artistë dhe politikanë i bashkohen festivalit që i jep zë problemeve të heshtura

Edicioni i tretë i Festivalit “Femfest” nisi udhën e tij disa ditore “Femfest” është ndërtuar me një platformë shfaqjesh mbresëlënëse, debatesh, e diskutime me fokus gruan. 

19:59
Kupa e Shqipërisë/ Kukësi bën mrekullinë, eliminon Partizanin me penallti dhe prek gjysmëfinalen

Kukësi bën mrekullinë, fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, me Hasaj dhe Tafas që ishin protagonistët absolutë, të ndeshjes që u vendos nga penalltitë, me skuadrën e Devollit që fitoi 5-3. 90 minutat nuk mjaftuan, kjo pasi Kukësi fitoi minimalisht 0-1, ashtu si Partizani që kishte fituar sfidën e parë në Kukës […]

19:54
Gjirokastra, më pak fëmijë! Në Dropull vetëm tre lindje të reja në një vit. Të gjithë janë në emigrim

Qarku i Gjirokastrës prej më shumë se një dekade po regjistron ritmin më të ulët të shtimit të popullsisë në vend me një numër minimal lindjesh të reja.

19:51
Urgjenca e QSUT, reagon ministrja/ Prokuroria nisi hetimet, Koçiu: Shumë shpejt bëhen riparimet

Një ditë pasi Prokuroria nisi hetimin në lidhje me incidentin e ndodhur në Urgjencën e Spitalit Qëndror në QSUT vjen dhe përgjigjja e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu se kur do t’i kthehet normalitetit spitali, i cili ende nuk ka mbushur një viti që nga inaugurimi.

19:50
Sylvinho vëzhgon 39 lojtarë/ Trajneri Brazilian zgjeron listën në prag të miqësoreve të marsit

Stafi teknik kuqezi prej kohësh ka filluar fazën e vëzhgimit dhe survejimit të lojtarëve që do të formojnë grupin përfaqësues të Europianit Gjermani 2024.

19:44
Ligji i investimeve strategjike/ Shtyhet deri në fund të 2024 afati. Plani fillestar ishte për vitin 2027

Mazhoranca socialiste ka miratuar shtyrjen e afati për ligjin e investimeve strategjike deri në fund të 2024-ës, duke anuluar planin fillestar për ta shtyrë atë deri në fund të 2027-ës.

19:43
Dy vite heqje lirie për Belerin/ Zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës së Posaçme, ja ku do e kryejë dënimin

Kryebashkiaku i zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri u shpall fajtor për blerje votash dhe u dënua me dy vite heqje lirie nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

19:42
Shkarkohet pas 20 vjetësh nga agjencia shtetërore greke e lajmeve, gazetari minoritar Panajot Barka letër Mitsotakis: Më hoqën se nuk përkraha Belerin dhe Vorioepirin

Agjencia Shtetërore e Lajmeve (AMNA) ka vendosur të mos e rinovojë kontratën e gazetarit Panajot Barka.

19:42
Pas golit me Interin, Asllani mesazh tifozëve kuqezinj: Ju pres në stadium përballë Kilit

Futbollisti i Kombëtares, Kristjan Asllani përmes snjë video mesazhi ka ftuar të gjithë shqiptarët që t’i mbështesin më 22 mars në miqësoren me Kilin që do të mbahet në Parma të Italisë.

19:36
Kretë/ 31-vjeçari shqiptar arrestohet çdo muaj për dhunë ndaj nënës, ajo vazhdon ta mbështesë në gjykatë

Çdo muaj ajo detyrohet të thërrasë policinë dhe të kërkojë ndihmë, pasi djali i saj e shan, e kërcënon dhe e rrah, duke ia kthyer jetën në “ferr”.

19:28
Maduro quan ‘nazist’ rrjetin shtetëror gjerman Deutsche Welle pas akuzave (fotot)

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka akuzuar transmetuesin shtetëror gjerman Deutsche Welle se ka nisur një fushatë mediatike kundër Venezuelës, ndërsa e përshkruante si “nazist” pas një raportimi për korrupsionin në vendin e Karaibeve.

19:28
“S’duhet të jeni frikacakë”, Macron-aleatëve: Lufta është në tokën tonë, duhet të kemi guximin që kërkohet

Presidenti francez, Emanuel Macron u ka kërkuar aleatëve të Kievit që të reagojnë dhe të tregojnë guxim, disa ditë pasi ai u përball me reagime për diskutimin e dërgimit të trupave në Ukrainë.

19:19
Boniek: Përqafimi i De Rossit me Dybalan më bëri të qaj…

Zibi Boniek, ish-sulmues i Juventusit dhe Romës, foli për skuadrën verdhekuqe, që tashmë drejtohet nga De Rossi, në “TeleRadioStereo”.

19:12
“Nuk mund t’i lejojmë vetes të kemi zona gri në Evropë”, ministrja e Jashtme gjermane: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është domosdoshmëri politike

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e pandashme e Evropës dhe integrimi i tyre në Bashkimin Evropian (BE) është një “domosdoshmëri gjeopolitike në sfondin  e imperializmit brutal rus”.

19:10
Sulmi me dron fundos anijen ruse, të paktën shtatë të vdekur! Kostoja e mjetit lundrues 65 milion dollarë

Inteligjenca ukrainase njoftoi se shtatë persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, pasi një anije patrullimi ruse u godit e më pas u fundos në një sulm me dron në det.

19:01
Barella pranë rinovimit, ja sa është paga e re e ofruar nga Inter-i

Në ndryshim nga Lautaro Martinez që ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Inter-in për të rinovuar, Nicolo Barella duket se është i gatshëm për të zgjatur qëndrimin e tij te “zikaltërit”.

18:58
Besimtarët në ritualin masiv të restaurimit të Xhamisë së Madhe të Timbuktu në Mali (fotogaleri)

Në rrugët e pluhurosura të Timbuktu, qindra njerëz merrnin pjesë sot në restaurimin e detajuar tradicional të Xhamisë së Xhingarejber, që drejtohet nga artizanët vendas.

18:47
Debate të forta, thyerje rregullash dhe Zarfi i Zi! Ku mund ta ndiqni LIVE spektaklin e Big Brother VIP

Në shtëpinë e Big brother VIP ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të qeta.

18:41
Këto qytete amerikane do t’ju paguajnë mijëra dollarë nëse shkoni të jetoni atje

Jeta në Shtetet e Bashkuara po bëhet mjaft e shtrenjte. Midis inflacionit në dukje të përjetshëm, normave të larta të interesit dhe kostos së tepruar të kujdesit shëndetësor, shkruan CNN, shumë amerikanë po kërkojnë mënyra për të fituar më shumë dollarë. 

18:40
Gjykata e Lartë nuk pranon kërkesat e Malltezit dhe Berishës për ndryshim të masave të sigurisë

Gjykata e Lartë ka vendosur rrëzimin e kërkesave të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për ndryshimin e masave të sigurisë.

18:38
Rumennigge: Interi, si Reali dhe City, mund ta fitojë Championsin

Në intervistën e tij për “Gazzetta dello Sport”, drejtuesi i Bayernit të Mynihut, Karl-Heinze Rummenigge, foli edhe për Interin dhe mundësinë që zikaltrit të krahasohen me Realin e Madridit dhe Manchester City-n mes favoritëve për Champions League:

18:37
“6 vota kundër ndryshimeve të statutit”, Noka pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar: Kemi një mision historik, duhet një qeveri teknike

Flamur Noka pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rithemelimit tha për mediat se kishte 6 vota kundër ndryshimeve të statutit.

18:37
“Irena Gjoka nuk është deportuar”, Policia greke rrëzon akuzat e gazetës së Athinës: S’ka pasur ndalim të hyrjes për gjyqtaren e GJKKO

Gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë masë deportimi ose penalizimi në territorin e Greqisë.

18:33
Rriten ndjeshëm dënimet me vdekje në Iran! Të paktën 834 ekzekutime, ekspertët: Bëhet për të ngjallur frikën shoqërore

Ekzekutimet në Iran janë rritur për të dytin vit radhazi në të paktën 834, shumica preh tyre ishin varje por të padokumentuara plotësisht.

18:25
Takimi i Enver Hoxhës me Stalinin dhe mahnitja se ai ngrihej në këmbë vetë të merrte gjellën

Në fund të vitit 1949 u takuan dy diktatorë.

18:21
Koloneli amerikan dënon dhënien e pasaportave për refugjatët për t’i pranuar në ushtrinë e SHBA (fotot)

Një ish-kolonel i ushtrisë së SHBA ka dënuar sot propozimet për një ligj të ri që u jep qytetarinë emigrantëve pa probleme nëse shërbejnë në ushtrinë e vendit.

18:17
Beleri u dënua me dy vite burg/ Ministria e Jashtme greke: Vendimi jo në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës! Presim një gjykim të drejtë dhe objektiv në Apel

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme dënoi me dy vite burg Fredi Belerin.

18:12
Plantacione kanabisi në Belgjikë, arrestohen shtatë shqiptarët që i menaxhonin! Si lënda narkotike fshihej në vazo lulesh

Një bandë shqiptare që menaxhonte disa plantacione kanabisi nga Deurne është kapur në Antwerp.

18:06
VIDEO/ Përshëndetje naziste dhe këngë për Musolinin, tifozët e Lazios në sallën e birrës së Hitlerit

Rreth njëqind tifozë të Lazios u mblodhën në sallën historike të fabrikës së birrës Hofbrauhaus, e themeluar në 1589, ku Adolf Hitleri mbajti një nga mitingjet e tij të para në vitin 1920.

17:54
Bandat e Haitit tentojnë të pushtojnë aeroportin e kryeqytetit, forcat e sigurisë përleshen me të armatosurit

Ushtarët janë vendosur për të mbrojtur aeroportin e kryeqytetit haitian, Port-au-Prince nga një sulm i bandave të armatosura.

17:52
Polonia heton 3 ballonë ‘spiunë’ të kapur pranë kufirit rus me Kaliningrad (fotot)

Objektet ishin në zonën polake të liqenit Mazury, nga 30 deri në 100 km larg kufirit me territorin e shkëputur rus të Kaliningrad.

17:49
“Duam të vijmë në Kosovë t’i çojmë lule mamit”/ Vëllai i Lirdona Ademajt takon fëmijët e së ndjerës pas një kohe të gjatë: Kishin vetëm një kërkesë…

Leonard Ademaj, vëllai Liridona Ademajt ka takuar dy fëmijët e motrës së ndjerë pas një kohe të gjatë. 

17:49
“Jam copash”/ Përloten pas keqkuptimit Heidi dhe Romeo: Dua siguri në marrëdhënien tonë, kam ndjesinë se nuk…

Heidi dhe Romeo janë përlotur gjatë bisedës me njëri-tjetrin, në lidhje me keqkuptimin që kanë patur sot gjatë ditës.

17:40
VIDEO/ Bie nga dritarja e dhomës së hotelit e reja në Durrës, dyshohet se e hodhi 39-vjeçari pas sherrit…

Një e re është hedhur nga dritarja e një dhome hoteli në qendër të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasdrekën e së martës në qytetin bregdetar, në një godinë përbri godinës së Prefekturës së Qarkut.

17:32
Elon Musk dënon ‘eko-terroristët e majtë’ pas zjarrvënies në fabrikën e Tesla (fotot)

Elon Musk dënonte sot fajtorët duke i quajtur ‘budallenj ekstem’ pas zjarrvënies në fabrikën e prodhimit të makinave elektrike Tesla në Gjermani.

17:18
“Dua mamin”/ Çfarë ndodhi? Sara nuk i mban dot lotët, Bardhi i qëndron pranë

Debatet e shumta, sidomos përplasja me Franceskën duket se e ka rënduar emocionalisht Sarën.

17:16
Kryesia e Rithemelimit i hap rrugën emërimit të Bardhit dhe Gjekmarkajt si nënkryetarë partie

Kryesia e Rithemelimit e mbledhur pasditen e sotme ka votuar pro propozimit të ndryshimit të dy neneve të statutit që i hapin rrugën emërimit të Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetar të partisë.

17:13
Shqiptari hap zjarr ndaj policisë spanjolle gjatë operacionit antidrogë,tre persona në pranga

Policia spanjolle është përballur me të shtëna arme zjarri gjatë një operacioni antidrogë në një zonë pyjore të Argentonas në Barcelonë.

17:01
Sa kushton Zirkzee? Për Bayernin, 40 milionë, për të tjerët…

Të gjithë janë të çmendur pas Joshua Zirkzee (22 vjeç). Qendërsulmuesi i lindur në vitin 2001 i Bolognas ka arritur shifra dyfishe në Serie A dhe goli i tij i fundit u dha kuqebluve fitoren ndaj Atalantës në stadiumin “Gewiss”.

17:00
Ukraina thotë se ka fundosur një tjetër luftanije ruse në sulmin me dron (fotot)

Ukraina njoftonte sot se ka fundosur një luftanije ruse në Detin e Zi pas një sulmi me dronë të teknologjisë së lartë, teksa Kievi po godet shumë prapa linjave të para të frontit rus.

16:59
Detajet e rënda të vrasjes së Bledar Dedjas në Itali/ Familja kaplohet nga heshtja, i mituri rrëfen me vrasjen dhe lidhjen intime

Një ngjarje që bëri jehonë në mediat italiane, e më pas edhe në vendin tonë, ishte masakrimi për vdekje i shqiptarit Bledar Dedja, 39 vjeç, në Itali.

16:57
EMRAT/ U ‘ikën nga duart’ 2.8 mln paund, burg për tre shqiptarët në Angli! Si u pikasën në shtëpinë e barit teksa bënin ‘akrobaci’

Tre shqiptarë janë dënuar me burg në Angli pasi rezultoi se ishin të përfshirë në një ‘fabrikë’ kanabisi.

16:56
Rusia dhe Kina i çojnë planet në një tjetër ‘nivel’, duan të instalojnë central bërthamor në Hënë!

Duket se Kina dhe Rusia po bëhen gati për plane të mëdha…

16:51
Përballje historike Trump-Biden! SHBA, zgjedhje paraprake në 16 shtete

Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump ka të ngjarë t’i afrohen marrjes së emërimit nga partitë e tyre për garën presidenciale pas votimeve të sotme paraprake, duke i hapur udhë një përballjeje historike mes tyre, me gjithë rezervat e elektoratit për kandidatët.

16:48
Ç’po ndodh? Facebook dhe Instagram probleme në të gjithë globin, preken mijëra përdorues/ Reagon kompania: Aksesi në shërbimet…

Facebook dhe Instagram kanë pësuar ndërprerje masive, duke krijuar probleme tek mijëra përdorues në të gjithë globin.

16:32
Aksident i trefishtë në Tiranë/ Të përfshira dy makina dhe një taksi

Një aksident i trefishtë ndodhi këtë pasdite në Tiranë në rrethrrotullimin e Selitës.

16:25
Dy të vdekur nga përplasja në ajër e avionëve mbi aeroportin në Kenia (fotot)

Dy njerëz kanë vdekur pas një përplasjeje në ajër të dy avionëve në Kenia.

16:23
Kaosi në seancën plenare të ditës së djeshme, PS kërkon masë disiplinore për tre deputetët e opozitës

Grupi i PS-së ka kërkuar masë disiplinore për 3 deputetët e opozitës: Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi.

16:16
Fotolajm/ U hodh apo e shtynë? Distanca nga dritarja te tenda ku ra 22-vjeçarja në hotelin në Durrës

Kjo është godina nga ku ra e reja 22-vjeçare nga Venezuela në lagjen nr.2 në Durrës, pas një konflikti fizik me një 39-vjeçar.

16:12
Emri/ Vrau me armë zjarri 33-vjeçarin në Hot të Ri për një vend parkimi, vetëdorëzohet në polici pas disa muajsh i riu

24-vjeçari Klodian Mhilli është vetëdorëzuar në polici disa muaj pasi vrau me armë zjarri një 33-vjeçar në Hot të Ri.

15:55
Sylvinho vëzhgon 39 lojtarë/ Trajneri brazilian zgjeron listën në prag të miqësoreve të marsit

Stafi teknik kuqezi prej kohësh ka filluar fazën e vëzhgimit dhe survejimit të lojtarëve që do të formojnë grupin përfaqësues të Europianit Gjermani 2024.

15:52
Orkestra e harqeve të Korçës/ Dirigjenti: Duam rritje rroge dhe kontrata të reja

Mosrinovimi i kontratës për një pjesë të instrumentistëve të Orkestrës së Harqeve të Korçës përfshirë edhe dirigjentin e saj, Kostika Tanto, ka bërë që ky i fundit të reagojë publikisht për lënien e tyre jashtë formacionit muzikor.  

15:49
22-vjeçarja ra nga dritarja e hotelit pas sherrit me 39-vjeçarin, reagon policia: Janë plagosur të dy

Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë në lagjen nr.2, ku një vajzë u raportua se u hodh nga dritarja e hotelit.

15:49
Laçi nuk e përballon vrullin e rrogozhinasve, Egnatia pret biletën për në gjysmëfinale të Kupës

Egnatia siguroi kualifikimin për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, teksa mundi dhe në ndeshjen e dytë Laçi në shtëpi me rezultatin 3-1.

15:46
10 ditë festë në Elbasan/ Zbardhet agjenda e festimeve për Ditën e Verës, koncerte, panaire dhe parada

Me ftesën për të festuar Ditën e Verës aty ku e do tradita, në qytetin ku festa lindi dhe u trashëgua brez pas brezi, kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja dha disa detaje të agjendës së festimeve, të cilat tashmë zgjasin plot 10 ditë. 

15:45
Përurohet shkolla e re në Vaqarr, Veliaj: Fillojmë lotin tjetër të shkollave në kryeqytet! Manastirliu: Nga korriku, rritje e konsiderueshme pagash për mësuesit

Vaqarri nuk është thjesht një lagje e Tiranës, vetëm pak minuta larg Unazës së Madhe, por tani ka edhe një shkollë të re me hapësira moderne.

15:40
Vrasja makabre në Durrës ende pa autor/ Nëna e tre fëmijëve ndalon së shkuari për vizitë në paraburgim, zbulohen detaje të reja

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur misterin e vrasjes së Pëllumb Metës, edhe pse është e bija ajo që deklaron se e ka ekzekutuar, pistë që nga policia dhe prokuroria duket se është e pabesueshme.

15:38
Afrimitet i tepërt fizik? Pas përkëdheljeve, Sara në një shtrat me Meritonin dhe Bardhin

Ditët e fundit është komentuar shumë afrimiteti mes Sarës dhe Meritonit, brenda shtëpisë së Big Brother VIP. 

15:38
‘Sozia’ e Kate Moss hyn lehtësisht në Javën e Modës në Paris duke u hequr si modelja e famshme (fotot)

Një sozi e personazheve të famshme gënjeu të gjithë duke i bërë të mendonin se ishe modelja Kate Moss në Javën e Modës në Paris, edhe pse është një ish-modele Ormskirk në veri të Britanisë.

15:18
Irani ekzekuton ‘agjentin e Mossad’ të akuzuar se tentoi të hidhte në erë ministrinë e mbrojtjes (fotot)

Irani njoftoi sot se ka ekzekutuar një spiun të Izraelit që akuzohej se kërkonte të kryente një akt terrori në vend.

15:09
Shpërthimi në Lushnjë/ Sipërmarrësi i arrestuar mohon të ketë kontraktuar për punime Roland Hoxhën dhe të birin, që humbën jetën

Në lidhje me incidentin e rëndë në magazinën e deputetit Bujar Çela në Lushnjë, ku humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 7 të tjerë, grupi hetimor po heton për 3 vepra penale, ndërtimi paligjshëm, shkatërrim të pronës nga pakujdesia dhe shkelje e rregullave në punë.

15:02
Luis Enrique, i ftohtë: Mbappe? Punojmë të dy për PSG-në!

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique tani nuk e ka problem të zëvendësojë yllin e skuadrës së tij, Kylian Mbappe, pasi kuptoi se francezi do të largohet në fund të sezonit, ndoshta drejt Real Madrid-it.

15:01
Përgjimet në Gjermani, Rusia po përçan përkrahësit e Ukrainës

Përgjimi i bisedës së oficerëve gjermanë nga Moska, ka për mediat në Berlin një qëllim të qartë: të përçajë mbështetësit e Ukrainës.

14:50
Maqedoni e Veriut, mashtrimi me kartat “Trump”! Premtoheshin fitime pas ardhjes në pushtet

Prokuroria në Shkup ka nisur një hetim mbi shitjen online të disa kartave me imazhin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

14:30
“Nëse Rusia fiton luftën, atëherë…” Pas Kuçovës, bazë detare e NATO në Porto Romano, deputeti i PS: Lajm i mirë për vendin, krijon siguri

Deputeti i PS Denis Deliu u shpreh se pas hapjes së bazës ajrore ushtarake të NATO-s në Kuçovë, shumë shpejt do të hapet dhe baza detare në Porto Romano.

14:21
Ndryshimi i statutit për të emëruar Bardhin nënkryetar të Rithemelimit, Topalli: Mund të mos jesh dakord me kryetarin, por jo të mos e njohësh

Nga selia e Rithemelimit ku ‘bekoi bashkimin e grupit të Sali Berishës me të Gazment Bardhit, Jozefina Topalli sulmoi Lulzim Bashën me frazën “nuk të bën karrigia lider”.

14:16
Reshje të papritura bore në Pakistan, të paktën 35 të vdekur, mes tyre fëmijë. Qindra shtëpi të shkatërruara

Të paktën 35 persona humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën pasi shiu i ftohtë dhe reshjet e papritura të borës goditën zonat e thella të Pakistanit gjatë fundjavës.

14:14
Pesë gjërat që nuk duhet t’ia fshihni kurrë mjekut tuaj

Nëse ka një vend që duhet të tregoheni plotësisht të sinqertë edhe për detajet e jetës tuaj personale, ajo është zyra e mjekut.

13:57
“Je ordinere”/ Kalon në ofendime debati mes Ilnisës dhe Eglës: Ik mi debile

 Një debat i nisur që prej mbrëmjes së djeshme mes Eglës dhe Ilnisës, sot është pasuar me ofendime nga dy palët.

13:50
Efekti domino në merkato, Milan rrezikon të humbasë yllin e skuadrës

Bayern Munich po studion terrenin për të transferuar në Gjermani nga Milani, Theo Hernandez

13:45
Shifra alarmante, ulet numri i meshkujve në Shqipëri! Janë pakësuar dy herë më shumë se femrat

Numri i meshkujve në krahasim me femrat po bie me ritme të larta, gati në shifra alarmante në vend.