Edicioni i tretë i “Femfest”/ Artistë dhe politikanë i bashkohen festivalit që i jep zë problemeve të heshtura

05/03/2024 20:02

Edicioni i tretë i Festivalit “Femfest” nisi udhën e tij disa ditore “Femfest” është ndërtuar me një platformë shfaqjesh mbresëlënëse, debatesh, e diskutime me fokus gruan. 

Në një panel diskutimi u ngrit edhe njëherë shqetësimi i dhunës ndaj grave.

Pjesë e festivalit do të jenë artiste, aktiviste, shkrimtare, politikane dhe këngëtare të cilat nëpërmjet zhanreve të ndryshme të artit do t’u japin zë edhe problemeve që nuk fliten, apo atyre që nuk dëgjohen.

I planifikuar të vazhdojë çdo vit, duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, festivali synon të ringjallë qëllimin fillestar të 8 Marsit: të shënojë arritjet kulturore, politike dhe socio-ekonomike të grave, duke bërë thirrje për arritjen e plotë të të drejtave të grave.

 

Top Channel