Ndryshimi i statutit për të emëruar Bardhin nënkryetar të Rithemelimit, Topalli: Mund të mos jesh dakord me kryetarin, por jo të mos e njohësh

05/03/2024 14:21

Nga selia e Rithemelimit ku ‘bekoi bashkimin e grupit të Sali Berishës me të Gazment Bardhit, Jozefina Topalli sulmoi Lulzim Bashën me frazën “nuk të bën karrigia lider”.

Topalli bëri thirrje që çdo demokrat të jetë i bashkuar, ndërsa për Lulzim Bashën tha se nuk ka ndryshuar asnjë qëndrim.

Të ngrihet nga çdo dhunimi kushtetues për të parë vendin e vet që të vibrojë, gara respektimi statuteve etj. Unë mendoj se në kushtet qe jemi duhet te fokusohemi te tre elemente, na kanë vjedh emrin, vulën, kryetarin në arrest pa akuza“.

Akuzuat Bashës se ka devijuar nga votat. Keni ndryshuar qëndrim?

“Unë nuk kam ndryshua asnjë gjë, personalisht nga ajo që kam thënë për Lulzim Basha dhe përsëris të njëjtën gjë. Kam kuptuar nga tre dekada që nuk të bën karrigia as lider as të besueshëm. Vendimet që mer që ndoshta kundërshtohen nga shumica, duhet të matesh. Nuk është karrigia, është qëndrimi. Dua bashkimin e çdo demokrati, përçarja ka qenë një kosto e lartë për opozitën dhe qeverinë shqiptarë. Kemi humbur 12 vite dhe duhet reflektim i madh“-tha Topalli.

Duhet t’i bashkohet Basha opozitës?

-Mirupafshim! (qesh)

Top Channel