Besimtarët në ritualin masiv të restaurimit të Xhamisë së Madhe të Timbuktu në Mali (fotogaleri)

05/03/2024 18:58

Në rrugët e pluhurosura të Timbuktu, qindra njerëz merrnin pjesë sot në restaurimin e detajuar tradicional të Xhamisë së Xhingarejber, që drejtohet nga artizanët vendas.

Teknika e lashtë përfshin punimin e allcisë e baltës për mirëmbajtjen e vendit historik, por është gjithashtu një event bashkimi celebrimi për komunitetin, në një kohë konfliktesh e vështirësish që Mali po kalon.

“Ka të bëjë me gëzimin për jetën, me vullnetin për të rezistuar megjithë vështirësitë me të cilat përballemi”, thotë vendasi Handedeou Maiga.

“Riparimi i mureve të xhamisë është një traditë e përvitshme këtu në Timbuktu, mund ta shihni dhe nga fotot. Vetëm kështu ka qenë e mundur që xhamia dhe detajet e saj të mbijetojnë, pasi ajo daton prej vitit 1325”, shton besimtari për rrjetin AFP.

Rezidentja Aisha Haidarauna thotë se puna që ata bëjmë vit për vit forcon lidhjen shoqërore mes banorëve.

“Ne e dimë se kjo forcon lidhjen e përzierjen kulturore, bashkëjetesën tonë, do të thotë se nuk ka ndarje racash, etnish apo besime fetare, dhe se askush nuk është i padukshëm. Ne vijmë këtu për të celebruar, vijmë për të zbukuruar xhaminë dhe për të dhënë një version pozitiv për Timbuktu”, tha Aisha për AFP.

Edhe Fadimata Tandina fliste për rëndësinë e ceremonisë së mirëmbajtjes së xhamise, dhe pjesëmarrjen e grave në të.

“Që prej kohërave të lashta në këtë ritual, ishin gratë ato që sillnin ujin për punimet. Ne e marrim ujin nga pika të ndryshëm të Timbuktu dhe e sjellim për të përzierë materialet. Kemi gjithashtu ata që i bien daulleve tam-tam që i japin forcë e dinamizëm punëtorëve”.

Zyrtari i misionit kulturor vendas Albouhari Ben Assayouti, fliste për materialet e zgjedhura që përdoren për veshjen e murëve të xhamisë.

“Përdorim vaj me rërë, tokë balte nga lumi dhe ingredientë të tjerë përmirësues si pluhur baobabi, gomë arabike apo krem nga frutat e thata që kthehen në materiale kundra shiut.”

“Këtë e bëjmë vetëm një herë në vit, është një kohë bashkimi, zbavitjeje që na jep frocë për të kaluar problemet”. /AFP/

FOTO GALERI
1/11
Në rrugët e pluhurosura të Timbuktu, qindra njerëz merrnin pjesë sot në restaurimin e detajuar tradicional të Xhamisë së Xhingarejber

Top Channel