Ligji i investimeve strategjike/ Shtyhet deri në fund të 2024 afati. Plani fillestar ishte për vitin 2027

05/03/2024 19:44

Mazhoranca socialiste ka miratuar shtyrjen e afati për ligjin e investimeve strategjike deri në fund të 2024-ës, duke anuluar planin fillestar për ta shtyrë atë deri në fund të 2027-ës.

U shfuqizuan edhe kriteret e reja për shumën e investimit minimal, ndërsa propozuesi i shtyrjes deputeti Shalsi u shpreh se arsyeja është ligji i ri që po përgatitet nga institucionet.

Pjesëmarrës në komision pas pothuajse katër muajsh mungesë ishin dhe deputetë të opozitës, që u shprehën kundër zgjatjes së afatit.

Me votat e socialistëve zgjatja e afatit për ligjin e investimeve strategjike kaloi edhe në komisionin e ligjeve dhe të veprimtarisë prodhuese, ndërsa pritet që të kalojë në seancë plenare.

Kuvendi është në pritje dhe të ligjit të ri për investimet që është bërë dhe me asistencë të huaj, për të adresuar problematikat e ligjit aktual.

Top Channel