Koloneli amerikan dënon dhënien e pasaportave për refugjatët për t’i pranuar në ushtrinë e SHBA (fotot)

05/03/2024 18:21

Një ish-kolonel i ushtrisë së SHBA ka dënuar sot propozimet për një ligj të ri që u jep qytetarinë emigrantëve pa probleme nëse shërbejnë në ushtrinë e vendit.

Douglas MacGregor e përshkruante ligjin e ri po nxitet nga kongresmenia Pat Ryan, si një ‘problem’ që lind nga “fluska ideologjike” e Uashingtonit.

McGregor në një intervistë me gazetarin Tucker Carlson e quante ligjin e ri mes të tjerash ‘një plan për të gjetur njerëz pa lidhje me popullin amerikan, për t’i armatosur dhe dërguar për ta shtypur atë”.

“Ne kemi folur me refugjatët dhe asnjë prej tyre nuk është amerikan dhe as nuk dëshirojnë të jenë të tillë. Ajo që na frymëzon për këtë është vetëm makineria e konsumit, merr një biletë hyrjeje, transport falas, celular identiteti falas, ushqim apo kujdes shëndetsor. Po amerikanëve çfarë u jepni?’ tha ai.

“Problemi është se Uashingtoni është një fluskë ideologjike dhe kanë vendosur të krijojnë këtë imazh të ri që ekziston në mendjen e tyre”, tha ish-koloneli.

Ushtria e SHBA nuk arriti objektivin e rekrutëve vjet me 41,000 njerëz më pak, teksa ka numrin më të vogël të ushtarëve në disa dekada, prej vetëm 1,284,500 trupa.

Sipas MacGregor problemet e rekrutimit vijnë nga misionet e trazuara jashtë vendit si ato në Irak e Afganistan. “Ne themi se po ndërtojmë demokracinë dhe njerëzit nisin të qeshin” i tha MacGregor Carlson, duke tentuar të argumentonte përse amerikanët nuk janë më të motivuar të hyrë në ushtri. /DailyMail/

FOTO GALERI
1/3
Një ish-kolonel i ushtrisë së SHBA ka dënuar sot propozimet për një ligj të ri që u jep qytetarinë emigrantëve pa probleme nëse shërbejnë në ushtrinë e vendit.

Top Channel