10 ditë festë në Elbasan/ Zbardhet agjenda e festimeve për Ditën e Verës, koncerte, panaire dhe parada

05/03/2024 15:46

Me ftesën për të festuar Ditën e Verës aty ku e do tradita, në qytetin ku festa lindi dhe u trashëgua brez pas brezi, kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja dha disa detaje të agjendës së festimeve, të cilat tashmë zgjasin plot 10 ditë. 

Ashtu si çdo vit agjenda e festimeve pasurohet me detaje të cilat nuk i kemi parë më herët. Për herë të parë do të organizohet parada me trupat e asambleve nga i gjithë qarku i Elbasanit si dhe Maqedonia e Kosova.

Po ashtu për herë të parë në bibliotekën e qytetit do të mbahet një simpozium mbi historikun e Ditës së Verës. Sofra elbasanase edhe këtë vit do të shtrohet për të promovuar gatimet tradicionale të Shqipërisë së mesme.

Top Channel