E shtunë, 13 Maj 2023
21:29
200 ndeshje me Grasshoppers, klubi dhe tifozët nderojnë Abrashin

Në sfidën e kësaj të shtune ndaj Luzern, të cilën Grasshoppers e fitoi me rezultatin 2-0, mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Amir Abrashi arrin shifrën e 200 ndeshje me klubin e “karkalecave”.

21:19
Ka humbur disa kilogramë, Dea Mishel na tregon gjendjen e saj pas “BBV2”

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.

20:57
Sërish probleme për Gjimshitin, mbrojtësi mbyll para kohe ndeshjen

Atalanta pësoi një disfatë me shifrat 1-0 në transfertë ndaj Salernitanës teksa bergamaskët morën një goditje të rëndë në ambiciet e tyre për vendin e katërt në kampionat, që i garanton pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

20:46
A shkakton efekte anësore konsumi i farave chia? Cilët persona duhet t’i shmangin

Këto fara të vogla por të fuqishme vijnë nga bima Salvia Hispanica, dhe përmbajnë një sërë vlerash ushqyese dhe përfitimesh shëndetësore.

20:34
Zgjedhjet vendore, rreth 230 vëzhgues të huaj në Shqipëri

Në Shqipëri, që prej mesnatës së mbrëmshme ka nisur heshtja zgjedhore, ndërsa nesër qytetarët do të mund të votojnë për të zgjedhur drejtuesit e 61 Bashkive të vendit.

20:23
Tavani i borxhit dhe udhëtimet e Presidentit Biden jashtë vendit

Bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në Shtetet e Bashkuara mund të ndikojnë në planet e Presidentit Biden për të marrë pjesë në takimin e shtatë vendeve më të zhvilluara në Japoni dhe samitit 4 palësh në Australi.

20:21
Zelensky dhuratë për Papën, një jelek antiplumb të veshur ushtari ukrainas

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë ditës së sotme takoi Papa Françeskun në Vatikan.

20:15
Në tri bashkitë do të zhvillohet votim dhe numërim elektronik/ Situata para zgjedhjeve në Kamëz, Vorë dhe Elbasan

Teksa vetëm pak orë më pas do të nisë zyrtarisht procesi i zgjedhjeve vendore, janë drejt përfundimit përgatitjet e fundit.

20:11
Shpërndahen materialet zgjedhore në vend, Policia e Shtetit: Janë marrë në dorëzim për ruajtje deri tani 4080 QV

Policia e Shtetit ka marrë në dorëzim deri në orën 20:00 4080 QV, ndërsa vijon marrja në dorëzim edhe e objekteve të tjera.

20:07
Borrell: BE të përshpejtojë furnizimet me municion për Ukrainën

Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë furnizimet me municion për Ukrainën, pasi forcave iu duhen 1.000 fishekë artilerie çdo ditë vetëm në rajonin e Bahmutit, tha shefi i diplomacisë së bllokut evropian, Josep Borrell.

19:40
Të dielën zgjedhjet vendore/ Në ekranin e Top Channel transmetim maratonë në 61 bashkitë e vendit

Të dielën mbahen zgjedhjet vendore në vendin tonë, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj.

19:26
Demonstruesit francezë marshojnë me tenxhere e kapakë për vizitën e Macron në veri (fotot)

Demonstrues pritën sot Macron duke trokitur tenxhere e kapakë në Dunkirk në veri të Francës, gjatë një vizite të presidentit për të folur për ‘riindustrializimin”.

19:12
Shpërndarja e materialeve zgjedhore në vend, KQZ jep detajet

Sipas të dhënave të KQZ-së, ka përfunduar shpërndarja e bazës materiale në Kolonjë, Gramsh, Pustec.

19:03
Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në Berat

Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka përfunduar normalisht në bashkinë Berat.

19:02
Votim dhe numërim elektronik, vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në Vorë

Bashkia e Vorës nuk ka përfunduar ende me shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

19:00
Akuzohet për blerje votash, Gjykata e Vlorës lë në burg Ferdi Belerin! Dosja i kalon SPAK-ut

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri që u arrestua nga policia për blerje votash u paraqit në gjykatën e Vlorës këtë të shtunë për t’u njohur me masën e sigurisë së bashku me të ndaluarin tjetër Pandeli Kakoveshi.

18:57
Izraeli vijon sulmet ajrore mbi Gaza, raketa lëshohen nga militantët palestinezë (fotot)

Shtëllunga tymi vijonin të ngriheshin sot mbi qytetin e Gazës pas sulmeve ajrore izraelite teksa disa raketa u lëshuan nga militantët në kundërpërgjigje, në ditën e pestë të konfliktit me dhjetra të vrarë palestinezë dhe një viktimë izraelite.

18:51
Bayerni ‘luan tenis’ me Schalken dhe prek titullin e 11 kampion

Bayerni i Mynihut vë një dorë mbi titullin kampion të 11 radhazi ,teksa triumfoi me rezultatin e tenistik 6-0 ndaj Schalke 04 dhe shkoi përkohësisht në kuotën e 68 pikëve.

18:35
Përfundon dorëzimi i materialeve zgjedhore në Lezhë, në Kurbin vijon ende

Në Bashkinë e Lezhës ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore.

18:35
Vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në Kavajë dhe Rrogozhinë

Vijon normalisht shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ 42, Kavajë dhe KZAZ 43, Rrogozhinë.

18:28
Nisin kërkimet për objektin fluturues që hyri në Poloni nga Bjellorusia

Ministria e Mbrojtjes së Polonisë tha më 13 maj se ka detektuar një objekt në hapësirën e saj ajrore që kishte fluturuar nga drejtimi i Bjellorusisë. Autoritetet polake thanë se me gjasa ky objekt është një balonë vëzhguese.

18:22
Përfundon në Lushnjë shpërndarja e materialeve zgjedhore

Ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ 55 në bashkinë e Lushnjës.

18:17
Drejt përfundimit shpërndarja e materialeve zgjedhore në Kukës

Kukësi ka nisur me shpërndarjen e materialeve zgjedhore vetëm pak orë para nisjes së procesit të votimit.

18:14
Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në Finiq drejt përfundimit

Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në KZAZ 91, Finiq është pothuajse drejt përfundimit.

18:14
Shaquille O’Neal me rastin e ashensorit, ngre spekulime se Stevie Wonder nuk është vërtet i verbër (fotot)

Një histori e bashketbollistit të njohur amerikan Shaquille O’Neal, me legjendën e muzikës ‘blues’ Stevie Wonder në një ashensor, ka bërë që njerëzit të dyshojnë nëse ky i fundit nuk është vërtet i verbër siç pretendon.

18:06
Turqi, votat nga përtej detit mbyllen “me pesë dryna” dhe dy palë roje sigurie

Kutitë e vulosura me afro 1.8 milionë vota të hedhura nga turqit jashtë kufijve kanë mbërritur në Ankara dhe po mbahen në një dhomë sigurie të mbyllur me pesë dryna, shkruajnë mediat vendase.

17:56
Drejt përfundimit shpërndarja e materialeve zgjedhore në Dimal dhe Përmet

Materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjitha qendrat e votimi në KZAZ qendrore Dimal.

17:54
Frikë se mos e vrasin, rivali i Erdoganit me jelek antiplumb në miting

Në një shenjë të qartë të tensioneve të brendshme, rivali i madh i presidentit Rexhep Tajipt Erdogan në zgjedhjet e së djelës, Kemal Kilicdaroglu u shfaq në tubimin e fundit elektoral me një jelek antiplumb.

17:50
Agjensia e OKB-së: Shqipëria, destinacioni i tretë turistik më i mirë i vitit!

Barometri botëror i turizmit UNWTO ka nxjerrë indeksin e destinacioneve turistike me performancën më të mirë të vitit, e Shqipëria renditet aty e treta pas Katarit dhe Arabisë Saudite.

17:46
Kërcënohet kryeministri kroat, policia rrethon ndërtesën e qeverisë!

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç pohoi para gazetarëve në Dubrovnik se ka mbërritur një kërcënim telefonik ndaj tij personalisht dhe anëtarëve të ekzekutivit, e për këtë arsye, njësi policore kanë rrethuar ndërtesën e  Qeverisë në sheshin Markova të Zagrebit për të garantuar sigurinë e tyre.

17:41
“Do marrim gazin amerikan”, Mali i Zi ndërton terminal për LNG

Ikën gazi rus, vjen gazi amerikan: Përfaqësues të qeverisë malazeze dhe të kompanive amerikane firmosën në Podgoricë një Memorandum për zbatimin e dy projekteve të rëndësishme të infrastrukturës energjetike.

17:38
Shpërndahet gjithë baza materiale për zgjedhjet në Bulqizë

Gjithë baza materiale zgjedhore për kryetar Bashkie si dhe për anëtar të Këshillit Bashkiak është shpërndarë në KZAZ nr 18 Bulqizë.

17:38
22-vjeçari nga Texas vret të dashurën që abortoi fëmijën pa miratimin e tij (fotot)

Një i ri nga Texas, SHBA ka vrarë dje të dashurën e tij kur zbuloi se ajo kishte abortuar pa miratimin e tij duke udhëtuar në një prej shteteve amerikane që lejojnë procedurën, tha policia.

17:33
“Një det” njerëzish nëpër rrugë, protesta gjigante në Serbi: Boll dhunës!

Mijëra vetë janë rikthyer në rrugët e Beogradit për të protestuar me moton “Serbia kundër dhunës”.

17:22
Pas Fredi Belerit, lihet në burg edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kakoveshi

Bashkëpunëtori i Fredi Belerit, Pandeli Kakoveshi u la në burg sot nën akuzën e blerjes së votave.

17:19
Aksident i rëndë në Kosovë! Plagosen 30 nxënës që po bënin ekskursion, përplaset autobusi dhe kamioni

Një aksident i rëndë është shënuar në fshatin Vargolli në aksin Prishtinë-Pejë, ku kanë mbetur të dëmtuar 30 nxënës pas përplasjes së autobusit me kamionin.

17:16
Arrestohen bosët më të mëdhenj të drogës në Ballkan, shënjestra e EUROPOL: Serbia dhe..

Organizata më e madhe kriminale e trafikut të drogës në Ballkan mori një goditje të fortë pas një operacioni ndërkombëtarë të kryer nga Serbia, Holanda dhe Belgjika.

17:14
Afrika e Jugut thotë se ambasadori i SHBA kërkoi ndjesë për akuzat e ‘furnizimit të Rusisë me armë’ (fotot)

Ministria e jashtme e Afrikës së Jugut tha sot se ambasadori amerikan ka kërkuar ndjesë thellësisht për pretendimet e vendi i kishte shitur armatime Rusisë.

17:13
BE “ul tonet” me Kinën/ Marrëdhëniet “të rikalibrohen”, SHBA kërkon afrim

Ministrat e jashtëm të BE-së mblidhen për një takim dy ditor në Stokholm me dy çështje të mëdha gjeopolitike në krye të axhendës: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe marrëdhëniet me Kinën.

17:08
Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Dibër

Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në katër KZAZ të Qarkut Dibër.

16:58
Prokuroria në Mal të Zi heton mënyrën e jetesës së funksionarëve

Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi aktualisht është duke punuar në katër raste, në të cilat hetohet mënyra e jetesës së disa funksionarëve, përkatësisht mospërputhja mes të ardhurave të tyre dhe jetës luksoze që bëjnë.

16:51
Shpërndahen materialet zgjedhore në Kuçovë

Edhe në Kuçovë ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha gjitha qendrat e votimit.

16:44
Qyteti amerikan padit prodhuesin e makinave pas rritjes së numrit të vjedhjeve (fotot)

Baltimore ka paditur së fundmi prodhuesit, duke argumentuar se makinat Hyundai e Kia janë tepër të thjeshta për t’u vjedhur.

16:39
Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Delvinë, 22 qendra votimi 

Në Kzaz 89 Delvinë sapo ka filluar shpërndarja e materialeve.

16:37
Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Fier, procesi do të administrohet nga tre KZAZ

Ka nisur rreth mesditës së të shtunës shpërndarja e bazës materiale zgjedhore për 224 qendrat e votimit, ku pritet të votojnë më shumë se 167 mijë votues të Bashkisë së Fierit.

16:26
Xhaçka i përgjigjet Athinës zyrtare: Përmbahuni nga deklaratat që s’respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka i është përgjigjur Athinës zyrtare në lidhje me  vendimin e  Gjykatës së Vlorës për të lënë në burg kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

16:17
OSBE/ODIHR nis vëzhgimin e zgjedhjeve! Glover do të ndjekë nga afër procesin zgjedhor mesditën e 14 majit

Eksperienca e gjatë në monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri i ka dhënë mundësinë Audrey Glover të njohë mirë terrenin politik.

16:11
Mercedesi i parë sportiv që kalonte shpejtësinë 200km/orë del në ankand për $1.4 milionë (fotot)

Super-makina e parë sportive në botë është nxjerrë më në fund në ankand në Belgjikë dhe adhuruesit e saj do të mund të nisin ofertat 1.3 milionë euro.

16:04
“Nuk do të lejohet asnjë shkelje”/ Nënkomisionerja KQZ-së: Akte të tilla do marrin përgjigje ligjore

Vetëm disa orë para zgjedhjeve të ditës së nesërme, nënkomisionerja e KQZ-së Lealba Pelinku deklaroi se fale sistemit elektronik të identifikimit, nuk do të tolerohet asnjë raste shkeljeje.

15:51
Fotolajm/ Ushtria masa për parandalimin e incidenteve në zgjedhje, merren në mbrojtje ambasadat dhe institucionet

Pak orë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, ushtria ka marrë masa për të parandalimin e incidenteve të mundshme gjatë procesit zgjedhor.

15:38
Kruja nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore për 92 qendrat e votimit

Pas marrjes në administrim nga KZAZ, në Krujë ka nisur shpërndarja e bazës materiale në 92 qendrat e votimit që do të hapin dyert mëngjesin e 14 majit.

15:37
Kukës, fillon shpërndarja e materialit zgjedhor! Përparësi zonave më të vështira për t’u arritur

Prej orës 13:00 të pasdites së sotme në Kukës ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për Qendrat e Votimit.

15:32
Pas kërcimit erotik të Sanna Marin, vijnë dhe ‘provat’ e aventurave të bashkëshortit, para divorcit (fotot)

Bashkëshorti i kryeministres ‘qejflie’ të Finlandës është fotografuar së fundmi krah për krah me një femër të mistershme, para divorcit të pritur të çiftit dhe më herët te imazheve të një kërcimi joshës të kryeministres me miq të saj në festa.

15:29
Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Durrës dhe Shijak, problem mbeten ndryshimi i komisionerëve nga partitë politike

Në Durrës dhe Shijak, KZAZ-të nisën shpërndarjet e materialeve zgjedhore disa orë para nisjes zyrtare të procesit të votimit.

15:22
Ksamili, i preferuari i britanikëve/ Destinacioni i tretë në listën e 20 më të kërkuarve

Ksamili, është duke u shndërruar ne epitominë e turizmit shqiptar nga mediat britanike, por edhe më gjere, si një destinacion surprize për industrinë evropiane te turizmit.

15:16
Operacionet kardiake/ Teknikat më të fundit mjekësore realizohen edhe në QSUT

Teknika mini-invazive për ndërhyrjet kirurgjikale të valvulës së aortës është kthyer në një procedurë standarde edhe për mjekët në vendin tonë.

15:07
Zgjedhjet Lokale 2023, fakte dhe shifra

Në edicionin e lajme e të orës 15:00 në Top Channel gazetari Muhamed Veliu raportoi se në të gjithë Shqipërinë në qendrat e administrimit zgjedhor ka nisur mbërritja e materialeve zgjedhore.

15:05
Bulqiza ndërpret procedurën e dorëzimit të materialeve zgjedhore, shkak mungesa e komisionerëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Bulqiza ka ndërprerë procedurën e dorëzimit të materialeve zgjedhore.

14:37
Fredi Beleri në burg, reagon Athina zyrtare: Provat skandaloze!

Athina zyrtare ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Vlorës për të lënë në burg kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

14:32
Vangjel Dule: Belerin po e mban peng Rama, do lirohet nesër nga votat e himarjotëve

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, aleati i Berishës dhe Metës, vijon me akuzat se arrestimi i kandidatit Fredi Beleri është urdhëruar nga kreu i qeverisë.

14:18
Bënte fushatë për kandidatin e PS, pezullohet inspektori i Policisë në Konispol! Dosja i kalon SPAK-ut

Inspektori i Policisë në Konispol, Alush Çokalli është pezulluar nga detyra.

14:13
Deputetja e PD-së, Sorina Koti thyen heshtjen zgjedhore: Votoni Pandi Janin!

Duket se 30 ditë fushatë nuk i kanë mjaftuar deputetes së PD-së Sorina Koti, e cila ka thyer sot heshtjen zgjedhore.

13:49
Në masa të rrepta sigurie, Beleri largohet nga ambientet e Gjykatës së Vlorës drejt Tiranës

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg kandidatin e koalicionit Meta- Berisha për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, nën akuzën për ‘korrupsion aktiv në zgjedhje’, pra për blerje votash.

13:44
Beleri u la në burg, avokati: Është sulm politik, asgjë e faktuar! Njerëzit do të votojnë nesër të qetë

Pasi gjykata e Vlorës la në burg Fredi Belerin, avokati i tij Geni Gjyzari, u shpreh se ky është një sulm politik dhe i montuar.

13:32
Gjirokastër, s’ka komisionerë/ Në Dropull nuk krijohet as kuorumi për nisjen e punës

Në qarkun e Gjirokastrës do të garohet në 7 bashki ku më e madhja është ajo e Gjirokastrës pasuar nga Tepelena, Dropulli, Përmeti, Këlcyra, Memaliaj e Libohova.

13:19
Zgjedhjet vendore/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Sarandë

Teksa pak orë na ndajnë nga e diela e 14 majit, KQZ ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore edhe për qarkun e Sarandës.

13:14
Zelensky “zbarkon” në Romë, Mattarella: Jemi me ju!

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky u prit mes masash të forta sigurie dhe me një shtrëngim duarsh nga zv/kryeministri dhe ministri i jashtëm Italian, Antonio Tajani pas zbritjes në aeroportin e Ciampinos në Romë.

13:00
​KQZ-ja e Kosovës vëzhgon zgjedhjet në Shqipëri, fokus votimi i pjesshëm elektronik dhe numërimi i votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të vëzhgojë zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri.

12:53
U kapën me kanabis në pikën kufitare të Muriqanit, arrestohen dy të rinjtë kosovar

Dy shtetas kosovar kanë rënë në pranga pasi tentuan të dilnin nga kufiri shqiptar me kanabis me vete.

12:43
Festa e abetares/ Emocionet e vogëlushëve që mësuan ABC-në

Vitit shkollor po i vjen fundi por ata që gëzojnë më shumë janë fëmijët e klasave të para, të cilët pasi mësuan një pas një shkronjat e alfabetit i dhanë fund Abetares.

12:34
Nuk u lejua në seancën për Fredi Belerin, Dule: Ishte një vendim i paralajmëruar, proces parodi!

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur për gazetarët nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ku kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë pritet që të njihet me masën e sigurisë.

12:27
Çfarë i mungoi fushatës? Vetë kandidatët “munguan” në fushatën kryesore

Këtë të diel mbahen në vend zgjedhjet në 61 bashki.

12:22
Fushata në rrjetet sociale/ Kandidatët shpenzuan gjysmë milioni dollarë që nga 2021-shi

Fushata politike përveç se terrenit ka edhe një tjetër fushëbetejë, atë të rrjeteve sociale.

12:21
Në kërkim si bashkëpunëtor për transportimin e paligjshëm të 10 emigrantëve, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Një 30-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për transportimin e kundërligjshëm të 10 emigrantëve.

12:17
Më pak gra në zgjedhje/ Nga 144 kandidatë, vetëm 15 janë gra dhe vajza

Sipas agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, përfaqësimi i grave në nivel vendor vazhdon të jetë më i ulët krahasuar me burrat.

12:08
Zgjedhjet lokale në Shqipëri, DW: Garë imazhesh pa koncepte politike

Shqipëria voton të dielën kryetarët e bashkive. Ekspertët për DW: Një fushatë ku u apelohet emocioneve dhe largohet votuesi nga aftësia për të menduar i kthjellët.

11:48
Abuzoi seksualisht me të renë, arrestohet 32- vjeçari në Durrës

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kallëzua penalisht nga një 24-vjeçare se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

11:45
Masa ndaj Fredi Belerit/ Vangjel Dule mbërrin në Gjykatën e Vlorës, kërkon të hyjë në seancë

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, aleati i Berishës dhe Metës, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku po zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj Fredi Belerit.

11:40
Zgjedhjet vendore 2023/ Nis shpërndarja e kutive dhe bazës materiale për 49 qendra votimi në Bulqizë

Një ditë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, ka nisur shpërndarja e kutive të votimit dhe bazës materiale në KZAZ-të për 49 qendra votimi në Bulqizë.

11:27
Seanca për masën e sigurisë ndaj Belerit, ambasadorja e Greqisë mbërrin në Gjykatën e Vlorës

Në ambientet e Gjykatës së Vlorë ku ka nisur seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerit, ka mbërritur edhe ambasadorja e Greqisë.

11:16
Nën akuzë për korrupsion aktiv në zgjedhje, mbërrin në ambientet e Gjykatës së Vlorës Fredi Beleri

Mbërrin në ambientet e gjykatës së Vlorës, Fredi Beleri.

11:12
Kapen 16 mijë dollarë dhe 2 mijë euro të padeklaruara në Rinas, 37-vjeçar nga Egjipti po tentonte të ikte nga Shqipëria

Një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara janë sekuestruar në Rinas.

10:57
E rrallë, Baseli zyrtarizon trajnerin e ri pas fitores ndaj Fiorentinës

Baseli fitoi 1-2 kundër Fiorentinës në gjysmëfinalen e parë të Conference League.

10:55
U kap me kanabis dhe municione në banesë, arrestohet i riu në Mallakastër! Pranga edhe një 18-vjeçari

Dy të rinj janë arrestuar në Mallakastër, pas konstatimit dhe goditjes së një rasti për të tregtuar fara narkotike kanabis sativa, me qëllim kultivimin.

10:38
Djali grabit babanë në Tiranë! Vodhi kasafortën në banesë me mijëra euro, paund dhe bixhuteri

Një 33-vjeçar në Tiranë ka grabitur kasafortën e babait të tij brenda në banesë.

10:35
Transportonte 10 emigrantë nga Bangladeshi drejt Malit të Zi, arrestohet 36-vjeçari në Shkodër

Një 36-vjeçar në Shkodër është arrestuar në kushtet e flagrancës pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi.

10:19
DASH reagon pas arrestimit të Belerit: U bëjmë thirrje autoriteteve të zbatojnë ligjin në mënyrë të drejtë dhe të barabartë

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, ka deklaruar për mediat greke Departamenti i Shtetit Amerikan në lidhje me arrestimin e kandidatit për kryebashkiak të Himarës, Fredi Beleri.

10:07
Mashtroi një maqedonas përmes rrjeteve sociale dhe përfitoi 10 mijë euro, arrestohet 46-vjeçarja në Elbasan

Një 46-vjeçare është arrestuar në Elbasan me akuzën e mashtrimit përmes rrjeteve sociale.

10:02
Sot finalja e madhe e “Eurovizion 2023” në Liverpool! Të huajt të fiksuar me këngën shqiptare

Fansat e Eurovizionit janë sot në ethe pasi mbahet finalja e edicionit të 67 të Eurovision Song Contest.

09:58
Power: Kosova dhe Serbia të intensifikojnë përpjekjet për normalizimin e raporteve

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që të intensifikojnë përpjekjet që të përshpejtohet rruga drejt normalizimit të raporteve.

09:48
Një indiane dyshohet se ka qenë arsyeja e ndarjes mes kryeminstres së Finlandës dhe partnerit të saj!

Kryeministrja Sanna Marin, e cila e futi Finlandën në NATO, njoftoi së fundmi se po divorcohej nga bashkëshorti i saj, Markus Raikkonen, me të cilin ishin në lidhje prej 19 vjetësh.

09:41
Transportonin me furgon ushqime, për t’i shpërndarë për përfitime elektorale, arrestohen 3 punonjësit e bashkisë Shkodër

Pak orë përpara zgjedhjeve, tre punonjës të Bashkisë Shkodër janë arrestuar pasi dyshohen për krim elektoral.

09:25
Barazimi tërbon Sarrin: Nuk kam parë skuadra të tilla në Premier League

Lazio mori vetëm një pikë ndaj Lecces duke vënë në rrezik objektivin Champions League.

09:24
Si kanë ndikuar sanksionet e Perëndimit në eksportet ruse të grurit?

Rusia dëshiron që Perëndimi t’i heqë të gjitha pengesat ekzistuese ndaj grurit dhe plehrave të saj, ashtu që të pajtohet për vazhdim të marrëveshjes, e cila mundëson eksportimin e mallrave bujqësore nga tri porte ukrainase që janë në Detin e Zi.

09:20
Në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e një ton marijuane, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e një ton marijuane në Itali.

09:16
Lufta në Ukrainë/ Tronditet Luhanski, shpërthime të mëdha në rajonin e pushtuar nga Rusia

Shpërthime kanë tronditur qytetin lindor të Ukrainës, Luhansk, i cili është i pushtuar nga forcat ruse dhe është një qendër e rëndësishme për të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” të Moskës, sipas zyrtarëve lokalë.

09:07
Milani gati për revolucion, 5 emra të rinj në listën e kuqezinjve

Një vit më parë u shpall kampion të Italisë, por këtë sezon Milani rrezikon të mbetet edhe jashtë zonës Champions, pasi aktualisht mban vendin e pestë dhe është thuajse i eliminuar nga gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.

08:59
5 këshilla praktike për kujtesë të mprehtë në çdo kohë

Shëndeti i mirë i trurit do të thotë edhe shëndet i mirë i të gjithë trupit dhe jetë e gjatë.

08:49
De Geas i vendosin dy kushte për të rinovuar, portieri i “Tre Luanëve” alternativë

Manchester United vazhdon të punojë për planifikimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, por mbeten dyshimet se kush do të jetë portieri titullar në “Old Trafford”.

08:40
BE: Marrëdhëniet me Kinën “të rikalibrohen”

Dy çështje të mëdha gjeopolitike janë në qendër të takimit dyditor të ministrave të Jashtëm të BE në Stokholm: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe marrëdhëniet me Kinën. Vendime ende nuk ka, por disa gjëra qartësohen.