Një aksident i rëndë është shënuar në fshatin Vargolli në aksin Prishtinë-Pejë, ku kanë mbetur të dëmtuar 30 nxënës pas përplasjes së autobusit me kamionin.

Autobusi që u aksidentua dhe mbetën 30 të lënduar është nga Presheva dhe po transportonte nxënës/maturantë nga kjo komunë, në ekskursion.

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi ka njoftuar që nxënësit të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se kompania që kryente transportin po ofron një autobus tjetër për t’i kthyer në Preshevë nxënësit.

Menjëherë pas njoftimit policia e Kosovës ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet shkaku i përplasjes, që dëmtoi dhjetëra persona.

Në foto shihet se xhamat e autobusit janë thyer të gjitha, gjithashtu ka pësuar dëmtime të tjera.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA