Pas kërcimit erotik të Sanna Marin, vijnë dhe ‘provat’ e aventurave të bashkëshortit, para divorcit (fotot)

13/05/2023 15:32

Bashkëshorti i kryeministres ‘qejflie’ të Finlandës është fotografuar së fundmi krah për krah me një femër të mistershme, para divorcit të pritur të çiftit dhe më herët te imazheve të një kërcimi joshës të kryeministres me miq të saj në festa.

Biznesmeni 37 vjeçar Markus Räikkönen, ka flirtuar dhe kërcyer në stil intim me një vajzë nga India sipas informacioneve, e cila kishte ardhur me pushime në Finlandë me yje të kinematografisë indiane Bollywood si Rakul Preet e Pragya Jaiswal.

Mediat finlandeze raportonin gjithashtu se Markus kishte tentuar ta puthte kur po qëndronin bashkë në barin Post në Helsinki, por ajo kishte refuzuar avancimet e tij.

Zhvillimi vjen teksa Räikkönen e 37 vjeçarja Marin, kishin nisur jetë të veçuara para se të njoftonin se po ndaheshin pas më shumë se 16 vjetësh.

Zhvillimi vjen gjithashtu pas videove të verës së shkuar ku kryeministrja Marin shihej duke kërcyer në mënyrë intime me miq të saj në rezidencën e kryeministrisë, ku një modele e njohur dhe një tjetër e ftuar, shiheshin që zbulonin gjoksin e tyre.

Për më tepër Marin ka kaluar Pashkët në prill duke festuar në Paris me një grup miqsh teksa bashkëshorti kishte qëndruar në Finlandë.

Mes miqve përfshihej dhe politikani finlandez 32-vjeçar Ilmari Nurminen, që përshkruhej nga Marin si ‘shoku im më i ngushtë’, edhe pse nuk ka prova zyrtare se ata janë në një lidhje intime.

Vajza që u pa të kërcente me Räikkönen ka ardhur në Finlandë në mars dhe u prezantua me bashkëshortin e kryeministres nga pronari restorantit Mikael Mihailov, i njohur ndryshe si “Mr Caviar”, që drejton kompleksin e njohur Farang në Helsinki.

Revista finlandeze ‘Seskia’ shkruante se Räikkönen erdhi në klubin e natës Post pasi kishte kaluar ditën me yjet e Bollywood.

Një dëshmitar tha se burri i kryeministres ishte dehur dhe po flirtonte me bukuroshen indiane.

“Nuk është se jam shumë konservatore por Markus duhet të sillej më me dinjitet si bashkëshort kryeministreje që është”, tha dëshmitarja për mediat.

Marin dhe bashkëshorti i saj ish-futbollist janë martuar prej tre vjetësh edhe pse kanë qenë bashkë prej më shumë se një dekadë, dhe kësaj jave kanë njoftuar divorcin pa dhënë shumë arsye.

Finlanda do të ketë së shpejti një tjetër kryeministër po nga partia social-demokrate e Marin.

FOTO GALERI
1/8
Biznesmeni 37 vjeçar Markus Räikkönen, ka flirtuar dhe kërcyer në stil intim me një vajzë nga India sipas informacioneve

Top Channel