Shaquille O’Neal me rastin e ashensorit, ngre spekulime se Stevie Wonder nuk është vërtet i verbër (fotot)

13/05/2023 18:14

Një histori e bashketbollistit të njohur amerikan Shaquille O’Neal, me legjendën e muzikës ‘blues’ Stevie Wonder në një ashensor, ka bërë që njerëzit të dyshojnë nëse ky i fundit nuk është vërtet i verbër siç pretendon.

O’Neal tregonte historinë e pazakontë teksa drejtonte një bisedë në rrjet për basketbollin, të quajtur The NBA në 2019, ku tha se kishte një histori me Stevie Wonder të cilën ‘ju nuk do ta besoni kurrë’.

Sipas sportistit të njohur dyshja dikur jetonin në të njëjtin pallat apartametesh në Los Angeles, kur dhe ndodhi takimi i rastësishëm në fjalë.

Teksa ndihmësat e tij i parkonin makinën, Wonder nisi të ecte drejt hyrjes ku ishte dhe O’Neal duke marrë ashensorin.

Por megjithëse nuk është i aftë të shikojë, Wonder e kishte njohur shpejt basketbollistin e NBA, siç shpjegon vetë O’Neal.

“Sapo hyri brenda ai më thotë ‘what’s up Shak.’ Shtypi butonin dhe kur arriti në katin e tij del vetë jashtë dhe shkoi në dhomën e tij”, tregon basketbollisti.

Më tej sportisti shton: “Menjëherë mora në telefon çdo person që njihja dhe i tregova historinë, por ata nuk më besonin”.

Por disa nga komentuesit në rrjet besonin fjalët e Shaquille.

Një prej tyre shkruante: “Gjithmonë e kam ditur që nuk është i verbër!!!”, ndërsa një tjetër tha: “Ai ose nuk është i verbër ose është shumë i guximshëm.”

Dikush tjetër i referohej një videoje ku Wonder rregullon stativin e mikrofonit pasi dikush e kishte rrëzuar përtokë, dhe shtonte: “Ai burrë shikon mirë.”

Një tjetër komentues shtonte me shaka: “Ndoshta ngaqë Shaquille është aq trupmadh sa edhe Stevie Wonder mund ta shohë.”

Kjo në fakt nuk është hera e parë që këngëtari akuzohet për trillim të verbërisë së tij, pasi dhe basketbollisti Darryl Dawkins dhe garisti Bomani Jones kanë bërë pretendime të ngjashme.

Por të tjerë evidentonin disa arsye nga të cilat Wonder mund ta kishte njohur.

Ashtu si shumë të verbër të tjerë, Wonder duhet të mbështetet në shqisat e tjera – te të cilat përfshihet dhe tingulli.

Shumë të verbër mësohen të navigojnë në botë me anë të përshtatjes tingullore që quhet eko-lokacion.

Fenomeni ndodh kur njerëzit aftësohen të krijojnë figura mendore të botës rreth tyre bazuar në tingujt që perceptojnë.

Një komentues tha se kishte parë diçka të tillë me familjarët e tij: “Unë e dalloj nënën time nga frymëmarrja, dhe ndjej prezencën e familjarëve të tjerë, këtë do të ketë ndjerë dhe  Stevie pasi Shaquille është i madh si një ‘goxillë’.

Sipas biografisë së Steve Wonder, ai ka lindur i parakohshëm me një çrregullim të syve duke humbur më pas shikimin.

FOTO GALERI
1/3
O’Neal tregonte historinë e pazakontë teksa drejtonte një bisedë në rrjet për basketbollin, të quajtur The NBA

Top Channel