Afrika e Jugut thotë se ambasadori i SHBA kërkoi ndjesë për akuzat e ‘furnizimit të Rusisë me armë’ (fotot)

13/05/2023 17:14
Flota ruse ne portin e Afrikes se Jugut

Ministria e jashtme e Afrikës së Jugut tha sot se ambasadori amerikan ka kërkuar ndjesë thellësisht për pretendimet e vendi i kishte shitur armatime Rusisë.

Të enjten Reuben Brigety deklaroi se një anije ruse ishte ngarkuar me armatime dhe municione dhjetorin e shkuar në një port të Cape Town.

Por Afrikë e Jugut tha se nuk ka të dhëna për shitje armatimesh dhe presidenti i vendit Cyril Ramaphosa urdhëroi hetime.

Të premten, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare John Kirby tha se nuk donte të hynte në detajet e pretendimeve.

Por ai shtoi se ishte gjithsesi një “çështje serioze” pasi SHBA kishte nxitur vazhdimisht vendet të mos jane mbështetje për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Pas një takimi në ministrinë e jashtme ambasadori Brigety tha në rrjetet sociale se ishte “mirënjohës për mundësinë e … korrektimit të keqinterpretimeve që lanë komentet e tij publike”.

Ai tha në një bisedë se “re-afirmonte partneritetin e fortë mes dy vendeve dhe axhendën e rëndësishme të dy presidentëve”.

Ndërsa një ministre afrikano-jugore dënoi atë që quante “diplomaci e megafonit”, duke thënë se Afrika e Jugut “nuk duhet të bullizohet nga SHBA”.

“SHBA ka vendosur sanksione ndaj Rusisë … por ata nuk duhet të na tërheqin dhe ne në çështjet e tyre në Rusinë”, tha ministrja Khumbudzo Ntshavheni, për rrjetin publik SABC.

Komentet e saj të ashpra u ndoqën nga një deklaratë e Kremlinit ku thuhej se presidenti Vladmir Putin ka folur në telefon me homologun e tij afrikan dhe kanë rënë dakord të “thellojnë lidhjet e tyre reciproke të leverdishme”.

Por në fakt nuk ka dyshime se një anije ruse me emrin Lady R, ishte ankoruar në dhjetor në bazën detare të Cape Town çka ngriti dyshime nga zyrtarët vendas, por nuk është e qartë nëse ajo u ngarkua me armë para se të kthehej në Rusi.

Afrika e Jugut është një nga vendet që ka abstenuar nga sanksionet e OKB për konfliktin dhe për Rusinë, duke insistuar se është neutrale për çështjen.

Politikanët në Afrikë kanë një simpati të vjetër për Rusinë që prej kohës së ish-BRSS që mbështeti përpjekjen e tyre kundër shumicës së bardhë në minorancë.

Vendi ka lidhje të shumta tregtare me Perëndimin të cilat mund të dëmtohen në rast tensionesh me SHBA, shkruan rrjeti shtetëror britanik BBC.

FOTO GALERI
1/3
Afrika e Jugut ka kryer manovra ushtarake si me Kine dhe me Rusine

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA