17:59
Incidentet në veri, Ibishi: Serbia po provokon situatën për të dështuar zgjedhjet
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, numri i incidenteve të regjistruara ditëve të fundit në veri, nga djegia e veturave e deri tek plagosja e një qytetari serb, po konsiderohen të jenë të qëllimshme nga Serbia që komuniteti serb të refuzojë daljen në zgjedhje.