Përshtatën lokalin për shitjen e lëndëve narkotike, arrestohet pronari dhe një kamarier në Laç

27/06/2023 16:38
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar në Laç, pasi kishin përshtatur lokalin për shitjen e dozave të kanabisit, si dhe për lojëra me kompjutera nga të rinj dhe të mitur.

Si rezultat i hetimeve intensive, të kryera me metoda proaktive, për një periudhë 6-mujore, nga struktura e hetimit të narkotikëve në mbështetje edhe nga Forca e Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Lezhë, u arrestuan pronari i lokalit, një 25-vjeçar me inicialet A. Gj., dhe kamarieri i lokalit, G. S., 22 vjeç, të dy banues në Laç.

Gjatë kontrolleve u gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Top Channel