Momenti që të gjithë ishim duke pritur, më në fund erdhi!

Pak nga pak po zbulohen jo vetëm aktorët e “Në kuadër të dashurisë”, por tani kemi dhe një pjesëz të shkurtër nga xhirimet e filmit.

Së fundmi kemi zbuluar disa sekonda nga një sheshxhirimi. Nga videot e publikuara në faqen tonë zyrtare në Instagram dhe TikTok, mund të shohim aktorët Besmir Bitraku dhe Sara Hoxha, së bashku në një stallë derrash…

Sara duket e veshur me rroba elegante, ndërsa nuk mund të themi të njëjtën gjë për Besin. Ai shihet me kominoshe dhe me çizme llastiku.

Që tek ky kontrast mund të shohim pjesën komike të gjithë skenës. Në një tjetër video vërejmë sërish Besin që po mban në krahë një derrkuc të vogël.

Të jetë ky ‘aktori’ më i ri i filmit?! Nuk po ju zbulojmë më shumë…

Top Channel