LIVE/ Situatë e rëndë në rrethinat e Tiranës, zjarret po përhapen me shpejtësi në kodra dhe pyje. Lura vijon të digjet prej 48 orësh, 10 vatra aktive në të gjithë vendin 12/08 19:33
Nga kjo e martë e 27-qershorit, Bashkia Mirditë do të drejtohet nga Albert Melyshi.
Kryetari i ri i dalë nga zgjedhjet vendore të 14-majit mori zyrtarisht detyrën duke bërë dhe betimin, ndërsa u konstituua dhe Këshilli Bashkiak.
Opozita u bashkua dhe arriti të marre dhe kryesimin e këshillit bashkiak, ky kryetar u zgjodh Aleksandër Picaku me 11 vota nga 12 këshilltarë që morën në votim. Pas betimit si kryetar, Albert Melyshi iu drejtua zyrave të Bashkisë, ku u prit nga paraardhësi i tij Ndrec Dedaj. Melyshi kërkoj bashkëpunimin e të gjitha palëve pa ngjyrime politike për zhvillimin e Mirditës.
Bashkia Mirditë do të drejtohet nga e djathta pas 12 vitesh qeverisje nga Partia Socialiste.
Top Channel