Ka nisur konstituimi i anëtarëve të Këshillit të ri Bashkiak të Himarës.

Anëtarët në këto momente po bëjnë betimin për të marrë detyrën e re ndërsa situata paraqitet e qetë.

Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i kësaj bashkie më 14 maj, nuk do të betohet si kryetar, kjo pasi GJKKO i rrëzoi kërkesën për të qenë pjesë e betimit.

Mbështetësit e tij kanë kërkuar që ai të jetë në mbledhjen e këshillit bashkiak dhe kërkojnë që punonjësit e bashkisë kur drejtohej nga Jorgo Goro të largohen dhe të pranishëm të jenë vetëm të bashkisë së re.

 

Top Channel