Tensionet Kosovë-Serbi/ Rama: Dy liderët të mos largohen nga konferenca pa marrëveshje, ndryshe ka pasoja për të gjithë

27/06/2023 13:34

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, kanë zhvilluar ditën e sotme një konferencë për media, ku kanë komentuar situatën dhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se është urgjente gjetja e një gjuhe të përbashkët dhe arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, pasi e kundërta do të kishte pasoja për gjithë rajonin.

Rama: Ka qenë një moment shumë i dobishëm biseda që kemi bërë së bashku dhe ka qenë një kënaqësi të flas me presidentin e KE dhe komisionit. Kjo bisedë ka qenë inkurajuese ose fakti që dëgjoj fjalë të mira në këtë proces e për të gjithë reformat e ndërmarra ne do të vijojmë punën dhe jemi gati për të ndërmarrë hapin e radhës por ishte në kënaqësi të ndajmë bashkë opinionet tona. Kjo a të bëje me të gjithë stabilitetin e rajonit dhe ecurinë rajonale. Ne jemi pjesë e një rajoni që ka vuajtur shumë në ta kaluarën dhe ngjarjet janë të lidhura ngushtësisht me njëra tjetrën. Ne nuk mund të bëjmë vetëm detyrat e shtëpisë pa pasur parasysh se çfarë po ndodh me fqinjët. Ju falënderon që keni ndarë me ne gjithmonë e më shumë durim. Konferenca që do të zhvillohet me liderët e dy palëve do të tërheqë vëmendje dhe të mos i lejojë të largohet nga konferenca pa arritur një marrëveshje të përbashkët, të cilën nëse nuk e arrijnë do të ketë pasoja për të gjithë ne. Jam i lumtur që u liruan tre policët dhe duhet të ndërhyjmë në mënyrë urgjente që situata të mos përshkallëzohet. Kemi kaq shumë gjëra për të bërë e kemi bërë shumë por nuk mund të lëmë që e gjithë kështjella që kemi ndërtuar të shembet.

Top Channel