Do të jetë Lando Norris ai që do të niset i pari në garën e së dielës në Çmimin e Madh të Brazilit në Botërorin e Formula 1. Piloti britanik i McLaren ishte më i shpejti në kualifikueset e zhvilluara në pistën e Interlagosit, kualifikuese që u kushtëzuan nga reshjet e dendura të shiut.

Në fakt, provat zyrtare në sesionin e parë u ndërprenë pikërisht për shkak të kushteve meterologjike vetëm 2 minuta pas nisjes së saj. Intensiteti i reshjeve ishte kaq i dendur se e bënte të pamundur për pilotët që të shihnin pistën. Pas më shumë se 1 ore pilotët zbritën në pistë për të rinisur këto kualifikuese ku në fund ai që u shfaq më mirë ishte pikërisht Lando Norris me ish kampionin e botës që e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 27 sekonda e 470 të mijtat duke lënë pas George Russell në vendin e dytë dhe kampionin e saposhpallur të botës, Andrea Kimi Antonellin në vendin e tretë.

Por italiani do të niset i dyti pasi shoku i tij i skuadrës u penalizua dhe do të startojë garën nga vendi i 7. Kohën e katërt më të mirë e shënoi Leclerc, por edhe piloti i Ferrarit është penalizuar me 10 pozicione që do të thotë se ai do të startojë garën nga vendi i 14. Ndërsa Hamilton, verstappen e Sergio Perez do të nisen nga vendet e fundit pasi të gjithë këta pilotë ndërrian një apo më shumë komponentë të njësisë së fuqisë së motorit të makinave të tyre duke e kaluar kufirin maksimal të lejuar në këtë aspekt gjatë këtij sezoni.

Top Channel