Champions League/ Como turpëron Manchester United, “Djajtë e Kuq” pësojnë katër nga debutuesit italianë dhe zhyten akoma më shumë në krizë
Mbrëmje e madhe futbolli në Champions League! Bayern Munich dhe Arsenal përballen sot, në kuadër të javës së tretë të fazës së ligës, në një nga sfidat më tërheqëse të këtij raundi, e cila transmetohet live në Top Channel.
Bavarezët kërkojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës së tyre për të marrë tri pikët, ndërsa Arsenali udhëton drejt Gjermanisë me synimin për të konfirmuar ambiciet e tij në arenën europiane.
Skuadra gjermane ka treguar forcën e saj në fazën sulmuese, por barazimi spektakolar 3-3 ndaj Viking FK në ndeshjen e fundit europiane ka nxjerrë në pah edhe disa probleme në mbrojtje.
Në krahun tjetër, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta vjen me objektiva të qarta. Arsenali ka nisur mirë aventurën europiane dhe fitorja 3-0 ndaj Lille në ndeshjen e kaluar të Champions League i ka dhënë një tjetër shtysë skuadrës londineze.
Përballja do të jetë gjithashtu një provë e rëndësishme për organizimin taktik të Arsenalit përballë presionit të lartë dhe fuqisë sulmuese të kampionëve gjermanë.
Bavarezët do të kenë mungesa të rëndësishme. Michael Olise është i pezulluar, ndërsa Jamal Musiala vijon të jetë një mungesë për shkak dëmtimi. Edhe Joshua Kimmich nuk do të jetë në dispozicion për këtë takim, sipas njoftimit të klubit gjerman.
Arsenali, nga ana tjetër, synon të shfrytëzojë shpejtësinë në sulm dhe organizimin kolektiv për të vënë në vështirësi prapavijën vendase.
Bilanci i përballjeve direkte në Champions League anon nga gjermanët. Në 15 takimet e zhvilluara mes dy skuadrave në këtë kompeticion, Bayern ka regjistruar tetë fitore, Arsenali katër, ndërsa tri ndeshje janë mbyllur në barazim.
Megjithatë, londinezët kanë një arsye për të besuar. Në përballjen e fundit mes tyre, sezonin e kaluar, Arsenali triumfoi 3-1 në Londër, duke ndërprerë serinë pozitive të bavarezëve ndaj skuadrës angleze.
Tashmë, sfida në Mynih vjen si një mundësi për Bayern-in për të reaguar dhe për Arsenalin për të dëshmuar se mund të fitojë edhe në një prej stadiumeve më të vështira të Europës.
REZULTATI LIVE:
BAYERN 0-0 ARSENAL
NGJARJET KRYESORE:
1′ Starton sfida në “Allianz Arena”!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel