Video/ Ish-ylli i Dinamos nuk fal, Baton Zabërgja vazhdon spektaklin në Ukrainë
Anëtarët evropianë të Këshillit të FIFA kërkojnë përgjigje me shkrim deri në 2 nëntor në lidhje me pagën shtesë të presidentit Gianni Infantino që nuk figuron në raportin ekonomik si dhe për shpenzimet e akomodimit në Katar dhe SHBA, qiranë e zyrës në kullën e Trump apo për paanshmërinë e Komisionit Zgjedhor.
Në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të FIFA, Mattias Grafstrom, u bënë 42 pyetje që përfshinin rolin e Infantinos në projektin FIFA Forward Enterprise (FFE), vendimin për të lejuar amerikanin Folarin Balogun në Botëror pas ndëshkimit me karton të kuq apo zgjatjen në 27 minuta pushimin mes pjesëve në finalen mes Spanjës dhe Argjentinës pa bërë më parë një kërkesë te IFAB.
Letra e gjatë kërkon përgjigje me shkrim dhe të detajuar për çdo pyetje, me justifikim dhe pohon se edhe cdo refuzim përgjigjeje duhet të justifikohet sepse pyetjet presin përgjigje në këtë moment dhe as reformat e qeverisjes së ardhshme mund të zëvendësojne shqyrtimin e vendimeve të marra tashmë dhe kërkesën për llogaridhënie.
Në pritje të përgjigjes, kërkohet edhe një kopje e regjistrimit të mbledhjes së Këshillit tq FIFA që u mbajt në 15 tetor dhe të gjitha materialeve të prezantuar atje.
Top Channel