Protestuesit rikthehen pranë Ministrisë së Arsimit, policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës, rinisin tensionet Protesta para Ministrisë së Arsimit u shoqërua me tensione, pasi protestuesit shkruan fjalën “Turp…” në muret e institucionit dhe hodhën tulla në drejtim të xhamave të godinës.
Gjatë tubimit, studentët shkulën gjithashtu kangjellat e trotuarit.
Studentët kanë mbajtur këtë të martë protestën e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit.
Tensionet nuk kanë munguar, me protestuesit që menjëherë kanë nisur të gjuajnë me vezë dhe të ngjyrosin me sprej muret e godinës.
Por kjo nuk ishte gjithçka, menjëherë ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe duke thyer xhamat e dritareve. Më pas ata u futën brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”…
Top Channel