Milani ka nisur të shqyrtojë mundësinë e afrimit të Endrick-ut në merkaton e janarit, me synimin për të përforcuar repartin ofensiv.

Sipas raportimeve, sulmuesi brazilian po shqyrton largimin nga Real Madridi në formë huazimi, pasi nuk ka gjetur hapësirat e dëshiruara për të luajtur gjatë këtij sezoni.

Endrick-u, i lindur në vitin 2006, u bind të qëndronte te Real Madridi, por mungesa e minutave në fushë po e shtyn të mendojë sërish për një aventurë të re. Sezonin e kaluar, braziliani luajti në huazim te Lyoni, përpara se të rikthehej në kryeqytetin spanjoll.

Megjithatë, këtë herë negociatat e mundshme me Milanin mund të përfshijnë kushte të ndryshme. Sipas informacioneve të publikuara, palët po shqyrtojnë një marrëveshje që do t’i jepte klubit italian opsionin e blerjes së lojtarit në qershor të vitit 2027, për një shumë prej 35 deri në 40 milionë eurosh.

Në të njëjtën kohë, Real Madridi do të ruante një opsion riblerjeje, me vlerë të parashikuar nga 45 deri në 50 milionë euro. Një formulë e tillë do t’i lejonte Milanit të përfitonte nga shërbimet e talentit brazilian, ndërsa madrilenët do të mbanin të hapur mundësinë e rikthimit të tij në të ardhmen.

Përveç Milanit, interes për Endrick-un kanë shfaqur edhe Roma dhe Aston Villa, të cilat po ndjekin nga afër situatën e sulmuesit.

Top Channel