Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është Sali Berisha, është shtyrë për në datën 28 shtator.

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, shkak për shtyrjen ishte bojkoti i avokatëve, të cilët kundërshtojnë rregulloren e GJKKO-së që nuk lejon përdorimin e telefonave në ambientet e gjykatës.

Pavarësisht se rregullorja nuk lejon telefonat për askënd, gjatë seancës u vu re se treshja e gjyqtarëve kishte telefona.

Top Channel