Rama ndan pamjet nga takimi në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë, kënaqësi për fjalët vlerësuese në sektorin e mbrojtjes 03/11 17:41
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin e Evis Salës nga detyra e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Në të njëjtën ditë, kreu i shtetit ka dekretuar Klodiana Spahiun si ministre të re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Dekretet e Presidentit vijnë në kuadër të ndryshimeve në qeveri, ndërsa emërimi i Spahiut i hap rrugë nisjes së procedurave për marrjen e detyrës së re.
Spahiu pritet të betohet përpara Kuvendit në seancën e sotme, në përputhje me procedurat kushtetuese.
Ndërkohë, pritet që mazhoranca të propozojë edhe një emër të ri për postin që Klodiana Spahiu mbante më herët në Kuvend.

Top Channel