UEFA solidarizohet me Nepalin, konfirmon një minutë heshtje përpara çdo ndeshjeje të Champions-it këtë javë
Fenerbahçe nuk rri duarkryq dhe i drejtohet UEFA duke i bërë një apel për reduktimin e skualifikimit të Mateo Guendouzi.
Ky i fundit u dënua me 4 ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 50 mijë eurosh për reagimin e ashpër ndaj tifozëve të Lyon gjatë ndeshjes së kthimit të raundit të playoffit të Ligës së Kampioneve, një sfidë kjo që u transmetua në Top Channel
Më pas UEFA e reduktoi këtë sanksion në 2 ndeshje pezullim duke lënë pezull dy ndeshjet e tjera për një periudhë prej 1 viti. Tani klubi turk ka ndërmarrë një tjetër veprim me synimin për të siguruar një tjetër reduktim të masës së ndëshkimit.
Tani i takon Komisionit të Apelit në UEFA të vendosë që të pranojë plotësisht apo pjesërisht këtë kërkesë. Me situatën aktuale, Guendouzi nuk do të jetë në dispozicion të Fenerbahçes në dy ndeshjet e para të Fazës së Ligës në Champions League, ato kundër Romës dhe Aston Villas.
Top Channel