Sirenat nuk pushojnë në Kiev, 76 alarme vetëm në shtatë ditë/ Rusia përgatit fushatë më të ashpër në dimër
Një punonjës i një parku aventurash në Papua Guinenë e Re ka humbur jetën pasi u sulmua nga një krokodil për të cilin po kujdesej.
Zvarraniku e kapi burrin nga këmbët me nofullat e tij dhe më pas kreu të ashtuquajturin “rrotullim vdekjeje”.
Ngjarja tragjike ndodhi të shtunën në Parkun e Aventurave, në zonën e Port Moresby. Sipas dëshmitarëve, krokodili e mbajti punonjësin për rreth një orë, ndërsa oficerët u detyruan ta qëllonin më shumë se 10 herë për ta liruar.
Pas shpëtimit nga nofullat e krokodilit, punonjësi u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë të dielën në mëngjes si pasojë e plagëve të rënda.
Sipas dëshmitarëve që folën për ABC, sulmi ndodhi pasi kujdestari solli një pulë pranë gardhit të krokodilit. Zvarraniku e sulmoi dhe u përpoq ta tërhiqte atë drejt akuariumit.
Punonjësi, i cili kishte rreth dy vite që punonte në park, thuhet se gjatë sulmit murmuriti: “Nuk kam bërë asgjë të gabuar”.
Pamjet e publikuara nga muajt e mëparshëm tregojnë punonjësit e parkut duke iu afruar krokodilëve në distancë shumë të afërt dhe duke zhvilluar demonstrime të ushqyerjes përpara vizitorëve.
Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë në park dhe mënyrën e trajtimit të kafshëve të rrezikshme gjatë aktiviteteve për vizitorët.
Top Channel