Formula 1/ Ferrari, me telajo dedikuar Schumacher për Garën e Monzas, F310, 7 yje dhe…
Ajo që nisi me një tortë në fytyrë është kthyer në një nga “luftërat” më zbavitëse brenda Mercedesit.
Gjithçka nisi gjatë testeve në Bahrein, në ditëlindjen e Kimi Antonellit. Piloti italian vendosi t’i uronte inxhinierit të tij të garës, Bono-s, në mënyrën më të papritur: i futi tortën me krem në fytyrë. Por kjo nuk do të mbetej thjesht një shaka ditëlindjeje.
Që nga ajo ditë, mes të dyve ka nisur një betejë e vërtetë hakmarrjesh. Kimi ka përdorur pistoletën e ujit për të lagur inxhinierin e tij, madje në një tjetër rast i ka bllokuar edhe kartën e hyrjes së Bono-s në selinë e Mercedesit në Brackley.
Por Bono nuk ka qëndruar duarkryq. Hakmarrja e tij ka qenë shumë më “pikante” dhe fjalë për fjalë. Gjatë garave, inxhinieri i ka hedhur salcë djegëse në shishen e ujit të Antonellit. Një zgjedhje aspak e mirë për pilotin italian, i cili nuk e duron ushqimin pikant dhe ka vuajtur keq nga kjo shaka.
Payback is best served with cream 😉
Happy birthday, Kimi! 🎂 pic.twitter.com/2ecMGSSaAE
— Mercedes-AMG PETRONAS F1 Team (@MercedesAMGF1) September 3, 2026
Në një prej skenave më qesharake të publikuara nga Mercedes, Kimi shfaqet duke spërkatur Bono-n me pistoletë uji. Por fytyra e tij ndryshon sapo kupton se kjo shaka mund t’i kthehet shumë shpejt në “faturë”.
Dhe Bono, natyrisht, nuk e ka zhgënjyer. Në gjithë këtë histori ka qenë edhe Lewis Hamilton, i cili ka pasur një vend të parë për të ndjekur spektaklin mes pilotit dhe inxhinierit. Në fund, duket se mes Kimit dhe Bono-s ekziston një rregull i pashkruar: çdo shaka kërkon një hakmarrje edhe më të mirë. Dhe pas tortës me krem, duket se radha e salcës djegëse ishte vetëm kapitulli i radhës.
Top Channel