Atletico Madrid “pushton” Andaluzinë, Baena dhe Lookman fundosin Sevillan në 33 minuta
Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur në përfundim të ndeshjes AF Elbasani–Vllaznia, ku, sipas FSHF-së, presidenti i klubit shkodran, Alban Xhaferri, ka goditur fizikisht një prej asistentëve të arbitrit.
Institucioni i futbollit shqiptar e ka cilësuar ngjarjen si një akt të papranueshëm, duke theksuar se dhuna ndaj arbitrave dhe zyrtarëve të ndeshjes nuk ka vend në futboll.
FSHF nënvizon se përgjegjësia e drejtuesve të klubeve është edhe më e madhe, pasi ata duhet të shërbejnë si shembull për korrektësinë dhe respektin ndaj arbitrave, kundërshtarëve dhe institucioneve të futbollit, edhe në situata me tension të lartë.
“Dhuna ndaj arbitrave dhe zyrtarëve të ndeshjes përbën një cenim të rëndë të integritetit të garës dhe të vetë vlerave të sportit”, thekson FSHF në reagimin e saj.
Ndërkohë, organet kompetente disiplinore të Federatës do të procedojnë për ngjarjen në përputhje me rregulloret në fuqi. FSHF ka bërë të qartë se vendimmarrja do të kryhet në mënyrë të pavarur.
Federata paralajmëron gjithashtu se do të mbrojë arbitrat dhe zyrtarët e ndeshjeve nga çdo formë dhune, kërcënimi apo presioni.
“Mund të ketë debate, kritika dhe kundërshtime për vendimet e arbitrimit, por ekziston një vijë që askush nuk mund ta kalojë: dhuna fizike”, thuhet në reagim.
Në fund, FSHF thekson se në futbollin shqiptar nuk do të ketë tolerancë ndaj akteve të tilla, pavarësisht emrit, klubit apo pozicionit të personit që i kryen.
Top Channel