Nga 50 eurot te 500-shet, Pafos eliminon Dinamon dhe ironizon festën e parave
Shorti i UEFA Conference League nuk ka sjellë vetëm përballje taktike në letër, por edhe goditjen e parë psiko-dixhitale mes Egnatias dhe gjigantit portugez, SC Braga.
Si e vetmja skuadër shqiptare që mban ende gjallë ëndrrën evropiane, rrogozhinasit publikuan në Instagram listën e kundërshtarëve. Komenti i menjëhershëm i faqes zyrtare të Bragës, “Mezi po presim t’ju takojmë”, erdhi si një “mikpritje” me stil. Nën petkun e mirësjelljes, mesazhi i portugezëve mbartte ironinë e një ekipi favorit që mirëpret autsiderin në arenën e madhe evropiane.
Por Egnatia tregoi se këtë sezon nuk udhëton në Europë si vizitore e thjeshtë. Përgjigjja nga Rrogozhina erdhi e menjëhershme dhe me të njëjtin vetëbesim sfidues: “Dhe ne mezi po presim! Shihemi së shpejti”.

Kjo lojë fjalësh me “doreza sejfi” konfirmon se përplasja ka nisur përpara se të vërshëllejë bilbili i gjyqtarit. Egnatia pranoi sfidën dhe i tregoi Bragës se në fushë nuk do të ketë vend për tolerancë apo mikpritje.
Top Channel