Foto/ Me precedent të mëparshëm penal, zbulohet identiteti i autorit që vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë në Lushnje

24/08/2026 21:57

Është identifikuar autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë të Lushnjës.

Ky që shihni në foto është Florion Dalladaku, autori i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Dalladaku vrau të ëmën, shtetasen Fanije Dalladaku dhe plagosi rëndë me sqepar të atin, Hasan Dalladaku, rreth orës 21:20 të mbrëmjes së sotme.

Ai është arratisur menjëherë pas krimit, ndërkohë pas një ore është bërë e mundur kapja e tij në qytetin e Fierit.

Sipas korrespondentit të Top Channel, Bledar Korreshi, dyshohet se autori ka precedent të mëparshëm penal, pasi edhe më herët ka tentuar të qëlloi me kallashnikov drejt një lokali.

Top Channel