Më shumë se 38 vite mister/ Arrestohet 70-vjeçari që rrëfeu vrasjen e një 20-vjeçareje në Florida
Një gjykatë siriane dënoi në mungesë me vdekje presidentin e rrëzuar sirian, Bashar al-Assad, së bashku me vëllain e tij më të vogël, Maher al-Assad, për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë konfliktit 14-vjeçar në Siri, i cili la rreth gjysmë milioni njerëz të vdekur.
Në të njëjtin rast, gjykata dënoi me vdekje edhe kushëririn e Bashar al-Assad nga nëna, Atef Najib, për udhëheqjen e goditjes në provincën jugore të Daraa-s, veprim që çoi në kryengritjen dhe më vonë në luftën civile në Siri.
Nën masa të rrepta sigurie, Najib qëndronte brenda një kafazi, i veshur me uniformën e të burgosurit, ndërsa gjykatësi lexonte dënimin.
Bashar al-Assad dhe vëllai i tij Maher u larguan drejt Rusisë pasi kryengritësit marshuan në Damask në dhjetor të vitit 2014.
Ndërkohë, Najib u arrestua më vonë dhe u bë një nga zyrtarët më të lartë të regjimit të Assadit që u nxor në gjyq.
Atef Najib është ish-gjeneral brigade i ushtrisë siriane. Në vitin 2011, ai ishte kreu i Degës së Sigurisë Politike në provincën Daraa, në jug të Sirisë, nën regjimin e Bashar al-Assad.
Top Channel