Vazhdon angazhimi i forcave zjarrfikëse të Patosit, Roskovecit, Divjakës, Beratit dhe Albpetrolit në përpjekjet për shuarjen e zjarrit në pyllin me pisha Drenie-Vlosh, i cili u riaktivizua sërish me intensitet ditën e sotme.

Dy avionë “Air Tractor” janë angazhuar nga ajri për shuarjen e zjarrit në Drenie, në Bashkinë Patos, pas riaktivizimit të një vatre në thellësi të masivit pyjor.

Avionët po mbështesin forcat operacionale që po ndërhyjnë nga toka për izolimin e flakëve në një terren të largët dhe të thyer, që e bën të vështirë operimin në terren.

Operacioni po vijon në mënyrë të koordinuar nga toka dhe ajri, me synim neutralizimin e plotë të vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Top Channel