Akuzat se mbylli 200 faqe që lidheshin me protestën, Rama hedh poshtë aludimet: Turp për këtë bandë dështimesh që përhapin gjëra të pakuptimta Nga qershori deri në fillim të kësaj jave, 68 shtetas, përqindja më e lartë e tyre të moshuar, janë vendosur nën hetim për zjarrvënie nga pakujdesia gjatë djegies së kullotave ose për shkatërrim prone me zjarr.
Kjo e dhënë iu vendos në dispozicion Top Channel nga burime të sigurta të Prokurorisë së Përgjithshme, që konfirmuan se 21 shtetas iu referuan në gjendje arresti, për 44 shtetas të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe tre janë ende në kërkim si autorë të ndezjes së vatrave të zjarrit.
Por në këtë listë përfshihet edhe 74-vjeçari Qemal Berhami, i arrestuar nga policia si i dyshuar për ndezjen e zjarrit në lagjen Abazaj në Krujë, një zjarr që më pas mori përmasa të mëdha dhe u vendos nën kontroll me mjaft vështirësi. Me urdhër të prokurorisë, i moshuari u lirua, pasi ndalimi i tij u konsiderua i paligjshëm.
Lirimi i tij, siç arsyeton prokurorja në vendimmarrje, u dha jo vetëm për shkak të moshës së thyer, por edhe për shkak se nuk ka prova që ai është autor, ndërsa ai mohon ta ketë ndezur zjarrin që rrezikoi Krujën.
“Kam qenë poshtë shtëpisë time dhe kur kam dalë, unë kam parë një vatër zjarri sipër banesës time dhe kam marrë një zorrë uji për ta fikur. Flaka është përhapur me shpejtësi dhe ka qenë e pamundur që unë ta fikja. Nuk di të jap shpjegime se si ka rënë zjarri. Unë vetë mundohem të jem i kujdesshëm, pasi edhe cigaren unë e fik me pështymë. Unë jam 74 vjeç dhe gjatë jetës time nuk kam kryer herë tjetër vepër penale.”
Prokurorja e çështjes deklaron në fashikull se e ka regjistruar çështjen pa autor, duke lënë të lirë të moshuarin dhe duke e përjashtuar si të dyshuar.
Hetimet do të vijojnë për dy akuzë dhe pritet akt ekspertimi sa është dëmi i shkaktuar.
Top Channel