Panik për banorët/ Një makinë shpërthen duke ecur në zonën e Laprakës, shpëton pa lëndime shoferi
05/08/2026 22:31
Një automjet ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në rrugën “Dritan Hoxha” në zonën e Laprakës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se automjeti me impiant gazi ka pësuar një defekt teknik gjatë lëvizjes, çka ka shkaktuar shpërthimin dhe më pas përfshirjen e tij nga flakët.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:10, ndërsa në momentin e incidentit automjeti drejtohej nga shtetasi me iniciale D. L., 61 vjeç.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel