Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar importet e avokados nga shteti meksikan Michoacán, eksportuesi më i madh i këtij produkti drejt tregut amerikan, duke përmendur shqetësime për sigurinë.
Lajmi u konfirmua nga Shoqata e Prodhuesve dhe Eksportuesve të Avokados në Meksikë (APEAM), e cila bëri të ditur se aktualisht nuk është lejuar asnjë dërgesë avokadosh për eksport drejt SHBA-së.
Sipas qeverisë së shtetit Michoacán, pezullimi i dërgesave është një masë parandaluese, e marrë pas arrestimit të disa drejtuesve të grupeve të krimit të organizuar që veprojnë në këtë zonë.
Ndërkohë, Ambasada e SHBA-së në Meksikë njoftoi se ka pezulluar të gjitha aktivitetet e saj në Michoacán për shkak të një kërcënimi ndaj interesave amerikane.
Autoritetet amerikane kryejnë kontrolle dhe inspektime në qendrat e paketimit të avokados në Meksikë përpara se produkti të eksportohet drejt Shteteve të Bashkuara.
Nuk është hera e parë që importet ndërpriten. Edhe në vitin 2024, dërgesat e avokados nga Michoacán u pezulluan përkohësisht pasi dy inspektorë amerikanë u sulmuan në këtë shtet.
Top Channel