Zjarri me 4 të plagosur në skafin në Porto Palermo, dalin pamjet në momentin e ngjarjes. Një gomone i vjen në ndihmë të plagosurve (Video) Situata nga zjarri masiv në Mallakastër vijon të mbetet alarmante.
Flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me pyll pishe dhe bimësi, ndërsa të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi.
Zjarri ka kaluar edhe rrugën që lidh fshatin Riban me Panahorin dhe po avancon në drejtim të fshatit Drenije, në territorin e Bashkisë Patos. Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, efektivë të Forcave të Armatosura, punonjës të Emergjencave Civile dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë pa ndërprerje për izolimin e vatrave dhe vënien nën kontroll të flakëve.
Aktualisht nuk raportohet për banesa të rrezikuara, por situata mbetet kritike për shkak të erës së fortë, e cila po favorizon përhapjen e zjarrit. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon.
Top Channel