Dosjet në SPAK dhe dhjetëra pasuri të sekuestruara, Ministria e Drejtësisë dërgon në Francë kërkesën për ekstradimin e Ermal Beqirajt

05/08/2026 16:34

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka firmosur kërkesën për ekstradimin e Ermal Beqirajt, menjëherë pasi këtë të mërkurë tre përkthyes të licencuar kthyen nga gjuha shqipe në frëngjisht materialet e SPAK ndaj të kërkuarit.

Nisja e kërkesës gjatë ditës nga Ministria e Drejtësisë drejt Francës u njoftua zyrtarisht nga zyra e shtypit. Ministria deklaron se vijimi i procedurës së ekstradimit të njërit prej të dyshuarve të dosjes së AKSHI-t do të zhvillohet në përputhje me instrumentet ndërkombëtare dhe ligjet e Republikës Franceze.

Nga arrestimi duke pilotuar një avion i Ermal Beqirajt, SPAK që kishte marrë pjesë në operacion me francezët, i delegoi Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë fashikujt ndaj të dyshuarit, si dhe masën e sigurimit personal të shpallur në dhjetor të 2025.

Dokumentet për ekstradimin e Beqirajt, i dyshuar për konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës, “Heqje të paligjshme të lirisë”, “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i parave”, bëhet me dije se janë përcjellë nga Ministria në rrugë diplomatike.

Ndërkohë, pritet që SPAK të përcjellë edhe një kërkesë të dytë drejt Francës për të vendosur në sekuestro një kështjellë, dy avionë, dy shtëpi, automjete dhe llogari bankare që dyshohen se janë nën pronësi të biznesmenit.

Top Channel