Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, flakët favorizohen nga era dhe terreni i vështirë

05/08/2026 22:42

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë shpatin e Malit të Gjerë, mbi fshatin Levenisht, në vendin e quajtur Milava.

Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Gjirokastër, flakët janë favorizuar nga terreni i vështirë dhe bimësia e dendur, duke krijuar rrezik për përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera.

Në terren janë angazhuar tre grupe shërbimi të MZSH-së në Gjirokastër, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, me synim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Top Channel