Foto/ I shkatërruar plotësisht, dalin pamjet nga vendi ku u rrëzua njëri prej helikopterëve zjarrfikës në Greqi 02/08 17:02
Një aksident i frikshëm ajror është regjistruar në Megara, një prej zonave të prekura nga zjarret në Greqi.
Dy helikopterë zjarrfikës, në momentin kur po hidhnin ujë, janë përplasur me njëri-tjetrin.
Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Artur Bibe, shihet momenti i përplasjes në ajër të dy helikopterëve, ndërsa njëri prej tyre u përfshi nga flakët.
Sipas detajeve të para, nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona, një grek dhe një i huaj.
Top Channel