Protestat anti-emigracion në Britani ndryshojnë taktikat, analiza e BBC: Maskime, kamionë dhe bllokime rrugësh 12/09 12:56
Një tërmet me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter goditi mëngjesin e së dielës bregun verilindor të Ishullit Verior në Zelandën e Re, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ).
Sipas GFZ-së, tërmeti u regjistrua në orën 08:35 sipas kohës lokale dhe kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash.
Zelanda e Re ka përjetuar një aktivitet të shtuar sizmik ditët e fundit. Vetëm një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 5.2 goditi zonën pranë Te Anau, duke shtuar shqetësimet për lëkundjet e vazhdueshme në vend.
Deri tani, autoritetet nuk kanë raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar nga tërmeti i fundit.
Top Channel