I dha me qira një ‘Jet Ski’ një 12-vjeçari, gjobitet me 10 mijë lekë të reja pronari i mjetit lundrues në Dhërmi
Është nxjerrë nga thellësia e minierës në Tërnovë, në Bulqizë, trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar, Ilir Koloveri.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Defrim Karaj, trupi i pajetë është nisur drejt morgut të Tiranës për autopsi.
40-vjeçari ra në një furnel dhe u mbulua nga materiali i kromit një ditë më parë. Ai mbeti i bllokuar brenda galerisë pas një shembjeje masive të materialit minerar.
Ndërkohë, grupi hetimor po kryen hetimet në vendin e ngjarjes, ku ka humbur jetën minatori.
Bulqizë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, bëjmë me dije se, pas kërkimeve intensive të kryera nga ekipet e kërkim-shpëtimit, shërbimet e Policisë dhe personeli teknik i subjektit minerar ku ndodhi aksidenti, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit I. K., 40 vjeç, banues në Klos, i cili kishte rënë në një furnel gjatë procesit të punës, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, dhe mbeti i bllokuar nga materiali i kromit.
Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Top Channel