Lumir Abdixhikun e shpëtojnë 17 vota nga shkarkimi, shumica e Kuvendit të LDK-së votëbeson kryetarin

30/07/2026 21:40

Lumir Abdixhikut do të vijojë të mbetet drejtuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, vendim që u mor pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të partisë.

Mbledhja e cila kishte për qëllim shkarkimin e tij, duket se nuk ka vënë në konsensus anëtarët e partisë, duke bërë që diferenca mes qëndrimit dhe largimit të jetë vetëm 17 vota.

Anëtarët e partisë e kanë votuar kundër shkarkimit 169, ndërsa pro 152.

Pas këtij rezultati, ish-presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar në rrjete sociale, duke e konsideruar këtë fitore frymëzim.

“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, shkruan ajo.

Abdixhiku, në fjalën e tij në nisje të Kuvendit, ka theksuar se 30 korriku do të mbetet në histori.

“Sot do të ju flas hapur, jo vetëm si kryetar, por si njëri prej jush. Sot jemi mbledhur në kuvendin e jashtëzakonshëm, të dytin këtë vit e të katërtin prej marrjes së detyrës. Këtë Kuvend nuk e kam thirrur, më është thirrur. Si kryetar i LDK-së e kam detyrim ta konsideroj dhe ta mbajmë pa asnjë vonesë. Në historinë tonë të madhe partiake, Kuvendet janë parë si festë. I kemi quajtur festë, i kemi trajtuar si festë të gjitha proceset. Sot më duhet të them me keqardhje që këtë Kuvend nuk e shoh si festë. Për herë të parë në historinë tonë 37-vjeçare po mblidhem jo për të zgjedhur por për të rrëzuar. 30 korriku do të mbetet në histori se rrëzimi i kryetarit të partisë tentohet. Nga ky Kuvend nuk del LDK-ja më e bashkuar”, tha ai, përpara se mblidhja të vijonte me dyer të mbyllura.

Top Channel