“Do të hapim zyra konsullore në Shkodër dhe Bujanoc”/ Ministri i Jashtëm serb: Kemi arritur një marrëveshje në parim me Shqipërinë
30/07/2026 10:07
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, ka bërë të ditur se Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe Bujanoc.
Duke folur për Radio Beogradin, Gjuriç u shpreh se ka zhvilluar bisedime me ministrin e ri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, duke i cilësuar ato si shumë konstruktive, shkruajnë mediat.
“Jam i kënaqur që pata bisedime kaq të mira me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për të hapur zyra konsullore në Shkodër dhe Bujanoc”, deklaroi Gjuriç për Radio Beogradin.
Top Channel