Tragjedia me tre viktima në Postribë, reagon Presidenti Begaj: Jam thellësisht i pikëlluar, ngushëllimi familjes
Është gjetur trupi i dytë ë Shkodër, si pasojë e zjarrit në një banesë në fshatin Domen të Postribës, Shkodër.
Më herët u gjet një trup i pajetë, i cili dyshohet se i përket një fëmije.
“Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç.
Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.
Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Top Channel