Dita 59-të e tubimit/ Mbahen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesi: Nuk do të ikim nga ky shesh as nëse…

28/07/2026 21:15

U zhvillua sot në kryeqytet dita e 59-të e protestës.

Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike ishte kryefjalë edhe në protestën e 59 në kryeqytet.

Protestuesit e bulevardit nuk i zmbraps “Besa” e kryeministrit Rama, por vetëm dorëheqja e tij.

Nga sheshi pati dhe thirrje nga organizatorët për të hyrë në Kryeministri.

Pas fjalimeve, protestuesit marshuan nëpër kryeqytet. Me flamujt kuqezi në duar dhe thirrjet në kor për rrëzimin e politikës.

 

Top Channel