A po e heton SPAK projektin në Zvërnec i lidhur me Kushner? Struktura e Posaçme i përgjigjet interesimit të mediave amerikane: Asnjë hetim të hapur për këtë çështje Ashtu siç ishte paralajmëruar nga meteorologët dhe specialistët e emergjencave civile, një stuhi e fortë përfshiu disa qytete të vendit.
Në Elbasan reshjet e dendura kanë zgjatur për rreth 40 minuta, duke krijuar një shtresë të bardhë mbi rrugë dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.
Emergjencat raportojnë 40 mm shi e breshër për 38 minuta.
Disa bodrume u përfshinë nga uji ndërsa menjëherë ndërhynë ekipet zjarrfikëse. Po ashtu në qytet disa pemë u rrëzuan pa shkaktuar dëme.
Sipas raportimeve stuhia përfshiu fshatrat përreth, por edhe bashkinë e Librazhdit dhe Prrenjasit.
Në Korçë e rrethina po ashtu u regjistruar reshje të dendura breshëri dhe stuhi e shoqëruar me erë të fortë e cila zgjati vetëm pak minuta.
Pas përfundimit të stuhisë, pritet të bëhet një vlerësim për dëme të mundshme materiale apo pasoja në kulturat bujqësore të zonës.
Top Channel