“Besimi largohet kur trazohet uji”, Rama dorëzon ‘Besën’ tek të tijtë, porosi për mandatin e katërt: Qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur

24/07/2026 13:38

“Kthesa që i duhet mandatit të katërt, është që qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur”, kjo ishte porosia që Edi Rama dha sot në mbledhjen e grupit dhe kabinetit të qeverisë.

Në fund të fjalës së tij, ai u dorëzoi të pranishmëve “Besën”, një dokument në të cilin ai thotë se është përpiluar metoda për ta kthyer atë që u quajt Rilindja 2.0, në një përvojë të re për qytetarët.

“Besimi nuk vritet me një krisëm, largohet kur trazohet uji, nuk kthehet me një thirrje, por vetëm kur gjen ujin miqësor.

Puna e mandatit të katërt është të mbledhim nga të gjitha burimet ujin e trazuar të besimit dhe ta bëjmë këtë me empati dhe flamingot do kthehen. Rilindja 2.0 është emri që ne i vumë ciklit të ri politik, Besa është metoda për ta kthyer atë cikël në një përvojë të re për qytetarët e Shqipërisë”, tha Rama.

Top Channel