Bardhi përjashtohet nga seanca pasi hodhi ujë drejt Ramës, deputetët e PD gjuajnë sërish me sende teksa kryeministri lë sallën
23/07/2026 16:21
Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca plenare.
Kjo pasi ky i fundit ka hedhur ujë në drejtim të Edi Ramës, teksa apo kryhej votimi i projektligjeve të rendit të ditës.
Ndërkohë që mazhoranca vijonte me votimet, opozita kishte bllokuar foltoren dhe bënte zhurmë duke i rënë tavolinave me sende.
E ndërsa kryeministri është ngritur nga karrigia e tij dhe është larguar, deputetët e PD sërish kanë hedhur sende ndaj tij.
Top Channel